Abissnet Superiore Moshat-Vllaznia U16 e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani, nënkampione e Shqipërisë. 5 talente në kombëtare: Orges Halili, Sokol Uldedaj, Simon Uldedaj, Eris Kertulaj, Kevin Bajrakurtaj

Me ndeshjen e javës së fundit, Partizani-Vllaznia, takim ky i luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të kryeytetit, është mbyllur Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Superiore U16.

Me golin e shënuar nga Erik Lulaj në minuten e 29-të pjesës së parë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani kryesoi gjatë gjithë minutave në vazhdim, dhe vetëm një penallti e dyshimtë në minuten e fundit, e kontestuar shumë nga kuqeblutë, bëri që ndeshja të përfundoi me shifrat e barabarta, 1 me 1.

Me këtë fitore, Parizani shpallet kampion i Kategorisë Superiore U19, ndërkohë që në vend të dytë dhe nënkampione e Shqipërisë është Vllaznia duke lënë në vendin e tretë Tiraën, Shënkollin në vendin e katërt dhe Apoloninë në vendin e pestë.

Parë në tërësi, ekipi i Akademisë së Futbollit Vllaznia U16, ka bërë një kampionat shumë të mirë duke u renditur për të dytin vit me radhë në vendin e dytë për datëlindjen 2009. Por, gjëja pozitive, nuk është vetem rezultati në grup, por edhe spikatja e elementeve të perspektives, të cilëve trajneri Zmijani i kushton një rëndësi të veçante.

Dhe, për këtë, është me vend të citohet se në grumbullimin e fundit të bërë nga Kombëtarja me programin Step By Step, ishin 5 lojtarë të Vllaznisë U16 të ditelindjes 2009, duke bërë që ky ekipi të ketë numrin me të madh të lojtarëve në Kombetare në raport me të gjithe Akademitë e tjera. Kjo, edhe për meritë të stafit drejtues si dhe vetë futbollistëve në këto dy vite punë intensive në proçesin stërvitor.

5 lojtarët e Kombëtares-programi Step By Step, janë:

1- Orges Halili

2-Sokol Uldedaj

3-Simon Uldedaj

4-Eris Kertulaj

5- Kevin Bajrakurtaj

Duke kujtuar se kjo grupmoshe ra nga kadegoria dy vite më parë, ndërkohë që nuk ishte asnjë lojtar në Kombëtare, rezultatet në fjalë me statistikat: 26 ndeshje, 17 fitore, 6 barazime

3 humje, duhen konsideruar si një rritje edhe ecuri pozitive e kësaj skuadre, protagonistët e së cilës janë:

Vllaznia Superiore U16

1-Kevin Bajrakurtaj 71

2-Alban Ramaj 2

3-Andrea Gjeka 5

4-Enriko Gjeloshi 16

5- Arjon Bega 10

6-Alfredo Dukaj 6

7-Orges Halili 8

8-Ernis Kertulaj 21

9-Sokol Uldedaj 11

10-Simon Uldedaj 7

11-Armando Vuksani 9

12-Arjon Bega 10

13-Gersi Gjergji 4

14-Erik Lulaj 17

15-Nikol Thana 20

16-Ronaldo Therçaj 25

17-Andrea Gjeka 5

18-Bjon Hebovija 18

19- Roel Juka 19

20-Viktor Luka14

21- Gelsi Nuhaj 29

22- Enes Kavaja 13

23- Gjozef Selja 26

24- Arlind Hasa 69

Trajner: Denis Zmijani, Zv.trajner: Gjengis Bandula. Zv.trajner: Ali Shpuza

Gaspër MARKU

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu