Nesër do të startoj java e 34-të e Kategorisë Superiore,ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet. Të gjitha përballjet e kësaj jave zhvillohen paralelisht në orën 15:30.
Elbasani pret në shtëpi Bylisin ku do të luajë gjithçka për një fitore për të siguruar një vend në “Final-Four”. Nga ana tjetër,ekipi mallakastriot nuk ka ndërmend të bëjë hapa fals pasi rrezikon mbijetesën në Superiore.
Në “Arenën e Demave”,Partizani do të sfidoj Egnatian e vendit të parë që ka siguruar gjithçka për tek katërshja më e mirë. Nga ana tjetër,demat e kuq kërkojnë me patjetër tre pikët pasi Elbasani i kërcënon ndjeshëm.
Skënderbeu do të pres në Korçë Tiranën nesër,në një sfidë direkte për mbijetesën në Superiore. Gjithashtu dhe Teuta-Laçi është sfida që vlen për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Ndërsa ndeshja tjetër është Vllaznia-Dinamo,këta të fundit kanë siguruar pjesëmarjen në “Final-Four”.
Kalendari i javës së 34-t, Abissnet Superiore
Partizani-Egnatia(15:30)
Elbasani-Bylis(15:30)
Vllaznia-Dinamo(15:30)
Skënderbeu-Tirana(15:30)
Teuta-Laçi(15:30)
Fatos LAMAJ