Java e 11-të e Superiores së futbollit shqiptar starton të premten me dy takime shumë të rëndësishme, Laçi-Dinamo që luhet në stadiumin e Laçit duke filluar nga orë 13.45 dhe Teuta-Vllaznia e planifikuar të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16.45.
Laçjanët e drejtuar nga Mirel Josa, do të kërkojnë të rikuperojnë pikët e humbura javën e kaluar “Loro Boriçi”, ndërkohë që blutë dinamovitë e trajnerit Blendi Shkëmbi kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive për të kapur zonën europiane. Aktualisht, Dinamo mban vendin e pestë në renditje me kuotën e 13-të pikëve, aq sa ka edhe Teuta e vendit të katërt. Ndërkohë, laçjanët ndaj vendin e gjashtë dhe të shtatë me Partizanin me nga 12 pikë.
Në çiftin tjetër, Teuta-Vllaznia, durrsakët, të cilët pas dorëheqjes së Edi Martinit, këtë javë drejtohen nga Renato Arapi, për shkak të punimeve në stadiumin e tyre, “Niko Dovana”, vazhdojnë të luajnë në stadiumet e tjera, ku këtë radhë kanë zgjedhur Elbasanin.
Nga ana tjetër, edhe Vllaznia ka pasur probleme, jo me stadiumin, por me fushën stervitore, e cila si rezultat i reshjeve të dendura të shiut, është e pashfrytëzueshme për procesin stervitor. Është kjo arsyeja që kuqeblutë kanë lënë që prej pasdites së mërkurë qytetin e Shkodrës duke u sistemuar në kompleksin turistik “Tropikal” ku edhe kanë konsumuar dy seanca stervitore. Një sfidë kjo për t’u ndjekur, pasi përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë, që në fakt nuk po kalon momente të mira, është një Vllazni në rritje. Dy fitoret e javëve të fundit, sidomos ajo me Laçin, kanë rritur ndjeshëm entuziasmin në kampin kuqeblu për të vijuar në këtë rrugë, ku objektivi i radhës është fitorja ndaj Teutës.
Sa i përket kampit kuqeblu, bëhet me dije që tekniku Brdariç ka në dispozicion të gjithë kontigjentin e futbollistëve që ka në skuadër.
Krahas dy çifteve të ditës së premte, Laçi-Dinamo dhe Teuta-Vllaznia, java e 11-të vijon të shtuën me tre takimet e tjera, me këtë kalendar:
Egnatia-Tirana ora 13.45
Kastrioti-Kukësi ora 13.45
Partizani-Skënderbeu ora 16.45