Friday, May 3, 2024

Zhgënjen Vllaznia e koshit për meshkuj. Tirana fiton thellësisht në “Q. Dervishi”, 72-90

Lexo

Zhgënjen Vllaznia e koshit për meshkuj. Në klasiken e basketbollit shqiptar për meshkuj, Vllaznia-Tirana, takim ky i zhvilluar në pallatin e sportit, Qazim Dervishi” mbrëmjen e së mërkurës. Tirana e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj ka fituar me rezultat të thellë, 72 me 90.

Një rezultat ky që përpara ndeshjes, askush nuk mund ta parashikonte, edhe për faktin se në fazën e parë, Vllaznia kishte trimfuar ndaj bardhebluve brenda në kryeqytet. Aq më tepër, kur me lojrat e bukura dhe fitoret rezultative të kuqebluve gjatë javëve të fundit, u krijua përshtypja se Vllaznia është rikthyer bindshëm si pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion.

Por, ndryshe ka menduar skuadra kryeqytetase, e cila në këtë sfidë ka qënë lidër i ndeshjes që nga fillimi dhe deri në fund. Këtë e verteton edhe vetë pikëzimi i periodave, të cilat flasin në favor të Tiranës. Dhjetë minutëshi i parë mbyllet me avantazhim e miqve nga Tirana me rezultatin 16-19. Kur pritej reagimi i Vllaznisë, Tirana e thellon akoma më shumë diferencen me Vllazninë.

Kështu në dhjetë minutëshin e periodës së dytë, shifrat janë 14-27 për Tiranën duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të 16 pikëve, 30-46. Tirana vazhdon të luajë mjaft mirë edhe në periodën e tretë, të cilën e fiton 13-20, ndërkohë që, vetëm në periodën e katërt Vllaznia arrin të fitojë 29-24, por pa mundur të frenojë fitoren e thellë dhe të merituar të Tiranës 72-90.

Humbja e pësuar në shtëpi nga Vllaznia ishte një zhgënjim i madh, jo vetëm për tifozërinë shkodrane, por edhe për trajnerin Milatoviç, i cili pas ndeshjes ka zhvilluar një analizë të gjatë me skuadrën në dhomat e zhveshjes duke mos preferuar të flasë për median. Veprim ky, që realisht nuk është mirë të ndodhë herët e tjera, pasi në këtë mënyrë privohet opinioni sportiv për informimin publik. Është kjo arsyeja, që pas ndeshjes, për mediat ka ardhur vetem prononcimi i trajnerit të Tiranës, Erkand karaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img