Saturday, November 23, 2024

Abissnet Superiore-Sot 3 duelet e tjera që mbyllin javën e 30-të. Në Tiranë, Korçë dhe Elbasan, luhet për mbijetesen

Lexo

Të shtunën u luajtën dy ndeshjet e para të javës së 30-të, Vllaznia-Partizani dhe Kukësi-Laçi, takime këto, ku që dyja u mbyllën me rezultatin e barabartë, 0-0.

Ndërkohë, Abissnet Superiore vijon sot me tre çiftet e tjera, Tirana-Kastrioti, Skënderbeu-Egnatia, Dinamo-Teuta. Takime këto që sipas vendimit të sektorit të garave në FSHF, do të luhen që të tre në të njëjtën orar, atë 16:45.

Bardheblutë që pritet të zyrtarizojnë matematikisht fitimin e titullit kampion, presin në stadiumin e tyre “Selman Stermasi” ku rikthehen pas një pauze të gjatë Kastriotin. Krutanët nga ana e tyre kanë bërë mjaft mirë në pjesën e dytë të sezonit, madje, edhe pse janë përballë kryesuesve, kanë deklaruar se do të kërkojnë fitoren.

Ajo që mund të konsiderohet si ndeshja e “xixave” do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, mes korçarëve vendas që nëse kërkojnë sadopak shpresë për mbijetesë u duhet në mënyrë kategorike fitorja tre pikëshe dhe rrogozhinasve udhëtues të Egnatias, të cilët edhe pse më komod në renditje janë të rrezikuar.

“Elbasan Arena” do të jetë dëshmitar i një tjetër dueli mbijetese. Natyrisht, që për Dinamon pritëse, fijet e shpresës së qëndrimit në Superiore janë në kufijtë e minimales, por që gjithësesi, nëse merr pikë me Teutën, mund të ketë ndonjë ndryshim kursi. Por, a do t’ia lejojnë durrsakët një gjë të tillë, sepse edhe ato, nëse vijojnë të lënë pikë përfshihren seriozisht në zonën e rrezikut të mbijetesës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img