Superiorja ditën e sotme do të luaj ndeshjet e fundit të sezonit të saj të rregullt. Takime mjaft të rëndësishme janë në program,ku sigurisht vëmendja më e madhe do të jetë te mbijetesa.
Janë plot katër skuadra që do të luajnë fatet e tyre të të gjithë sezonit në javën e fundit të Abisnet Superiore. Kështu Bylis,Skënderbeu,Tirana dhe Laçi do të bëjnë llogaritë mes tyre për “Play-Out” dhe qëndrimin në Kategorinë Superiore,teksa fatkeqësisht,dy prej tyre do të bien direkt në Kategorinë e Parë.
Ndërkohë një duel interesant do të jetë edhe mes Elbasanit dhe Partizanit për vendin e 4-të në “Final-Four”. Fati i vë përballë në javën e fundit të dyja skuadrat që do të luajnë ndeshjen direkte mes tyre për vendin e 4-të,teksa aktualisht kan kuotë të njëjtë pikësh.
Duelet e tjera jan Dinamo-Tirana në “Egnatia Arena”,Skënderbeu-Bylis në Korçë,Teuta-Egnatia në “Niko Dovana” dhe Vllaznia-Laçi në “Loro Boriçi”. Sfida këto që saktësisht do të luhen në orën 15:30.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 36-të të Abissnet Superiore
Partizani-Elbasani(15:30)
Skënderbeu-Bylis(15:30)
Dinamo-Tirana(15:30)
Vllaznia-Laçi(15:30)
Teuta-Egnatia(15:30)
Fatos LAMAJ