Friday, May 3, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy ndeshjet e para të javës së 19-të: Kukësi-Tirana dhe Bylis-Kastrioti

Lexo

Ashtu si edhe javët e tjera të kategorisë Superiore, edhe java e 19-të është ndarë të luhet në dy ditë. Sot duke nisur prej orës 13:00 luhen dy çiftet e para, ku Kukësi në kufijtë e mbijetesës do të presë në stadi8min e tij “Kukës Arena” Tiranën kryesuese të kampionatit. Ndërkohë, që sfida tjetër përballë dy skuadra që edhe ato luftojnë për mbijetese,  siç janë Bylisi dhe Kastrioti, skuadra këto që do të përballen në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit.

Në bazë të kalendarit të planifikuar nga sektori i garave prabë Federatës Shqiptare të Futbollit, tre ndeshjet e tjera të javës së 19-të të kategorisë Superiore do të luhen ditën e hënë.

Dueli i parë i ditës së nesërme do të jetë ai në mes Laçit dhe Teutës, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin e Laçit duke filluar nga ora 13:00, ndërkohë që në orën 19:00 janë rezervuar dy takimet më të rëndësishme të jave, Partizani-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia. Katër skuadra këto, të cilat bazuar edhe në pikët e grumbulluara në tabelën e renditjes, janë pretendente për Kupat e Europës, ndërkohë qënë fakt, Partizani dhe Vllaznia, në objektivin e tyre kanë edhe titullin kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img