Superiorja ditën e sotme vjen me dy takime majft të rëndësishme dhe që skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të kërkuar vetëm 3 pikët. Do të luhet në aksin Kukës-Elbasan,teksa këto ndeshje janë të vlefshme për javëm e 9-të të “Abisnet Superiore”.
Gjithçka do të startojë me “derbin” e veriut mes Kukësit dhe Laçit ora 14:00. Një përballje interesante mes dy skuadrave që përballë vë Stavri Nicën dhe ish-skuadrën e tij. Verilindorët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat,ndërsa kurbinasit kërkojnë fitoren e 3-të rresht me Mirel Josën në stol.
Sfidën në “Kukës Arena” do ta gjykoj një trup gjykuese e përzier në përbërje të së cilës bëjnë pjesë tre arbitra shkodran. Indrit Myrtja kryesor, Ditmir Grimci I katërt dhe Jetmir Podgorica AVAR. Ndërkohë asistentë të Myrtjes në këtë ndeshje janë: Orgest Grabova nga Fieri dhe Nuri Rrapaj nga Patosi. Ndërsa në sistemin Var është caktuar Patosoraku Olsid Ferataj. Delegat do të jetë Eduard Gjini nga Tirana ndërsa Vëzhgues Durrësaku Idriz Gashi.
Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet një tjetër duel i rëndësishëm. Dinamo do të vihet përballë Teutës në “Elbasan Arena”. Një ndeshje që ku dy ekipet do të synojnë 3 pikët për t’ju larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.
Ndeshjen në “Elbasan Arena” do të gjykohet nga një trup gjykuese e përbër nga Kreshnik Barjamaj nga Tirana me ndihmësa të tij Rejdi Zajimi nga Tirana dhe Tauland Kasa nga Vlora arbitër i katërt do të jetë Orlando Kuka nga Tirana. Sistemin Var do e survejojë Emanuela Rusta nga Elbasani më ndihmës të saj në Avar Olsion Yzeiraj nga Patosi. Delegat i ndeshjes është caktuar Engli Kokona nga Tirana ndërsa Vëzhgues Lezhjani Prek Pjetrushi.
Fatos LAMAJ