Wednesday, December 11, 2024

Lajm trishtues për qytetin e Shkodrës dhe më gjërë! Ndërron jetë në moshën 17 vjeçare Vesa, vajza e drejtorit të Akademisë Futbollit Vllaznia, Alban Hasani

Lexo

Një ditë më parë, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, në konferencën e shtypit dhënë pas ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, nuk pranoi të flasë për ndeshjen, por përcolli një mesazh solidariteti për familjen e kolegut të tij, drejtorit të Akademisë Futbollit Vllaznia, Alban Hasani, vajza e të cilit po kalonte një situatë të vështirë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë, paraditja e sotme, solli lajmin e trishtë të humbjes së jetës së Veses, 17 vjeçare. Një lajm që ka tronditur thellësisht mbarë opinionin shkodran dhe më gjërë, përfshirë edhe komunitetin sportiv, me të cilin Alban Hasani është i lidhur shumë edhe si ish futbollist i Vllaznisë dhe i skuadrave të tjera të Shqipërisë.

Nga sa bëhet e ditur, Vesa 17 vjeçare, kreu tre ditë më parë një ndërhyrje anestezia, pas së cilës pati problem alergjie. Situata vijoi të përkeqësohej, ku megjithë punën shembullore të mjekëve të spitalit të Shkodrës, gjendja e saj u rëndua së tepërmi derisa u dorëzua paraditen e sotme duke ndërruar jetë.

Humbja e jetës së Veses 17 vjeçare ka pikëlluar pa masë Klubin e Futbollit Vllaznia, i cili, përcjellë ngushëllimet e rastit përmes një postimi në rrjetin social FB:

“NGUSHËLLIM

Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit .Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe.”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllazmia.

Veriu Sport, i bashkohet dhimbjes së familjes Hasani për humbjen e vajzës së tyre në lulen e rinisë duke i përcjellë ngushëllimet e rastit. Pushofsh në paqe Vesa!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img