Monday, November 25, 2024

Abissnet Superiore-Sot, java e parafundit e kampionatit. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 17:00. Kuqeblutë presin në “Loro Boriçi” Egnatian

Lexo

Ashtu si edhe javën e kaluar, edhe bë javën e 35-të e kategorisë Superiore, të gjitha duelet do të luhen në të njëjtën ditë dhe do të nisin në të njëjtin orar. Kështu që, duke nisur nga ora 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana”, “Selman Stërmasi”, dhe “Kukës Arena” do të startojnë të pesë çiftet e programuara për këtë javë.

Do të jenë që luftohet kryesisht për Europën, me katër skuadra që janë në garë, sepse Tirana ka mbyllur çështjen e titullit, si dhe Skënderbeu dhe Dinamo, skuadra këtot që janë zyrtarizuar me rënien në kategorinë e parë.

Në Shkodër, Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi”, Egnatian e cila nuk ka objektiv pikësh, sepse është e zyrtarizuar të luajnë në Play Out, me fituesin e çifrtit të kategorisë së parë, Korabi-Apolonia, por që kërkon të mbajë formën dhe ritmin e duhur për të qënë gati në sfidën e mbijeteses. Ndërkohë, që kuqeblutë, të cilët zbresin në fushë për këtë ndeshje me teknikun e ri Mirel Josa, kërkojnë patjetër fitoren tre pikëshe, pasi vazhdojnë të jenë seriozisht në valle për një vend në Europë nga kampionati.

Për Europë luajnë edhe të kuqtë e Partizanit duke pasur përballë Kastriotin. Po kështu, edhe Kukësi që ka një ndeshje të lehtë në letër, pasi luan përballë korçarëve të Skënderbeut të zyrtarizuar në të parën..

E vetmja ndeshje që nuk ka asnjë llogari në vetvete, është derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana, takim i cili do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Kjo sepse të dyja skuadrat janë të zyrtarizuara në klasifikikim, bardheblutë kampion dhe Dinamo e rënë në kategorinë e parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img