Pas ndeshjeve të Kombëtares ditën e sotme rikthehen emocionet e Superiores. Dy ndeshje mjaftë të rëndësishme do të luhen në kuadër të javës së 31-të të kampionatit.
Gjithçka do të ngrej siparin e ditës së sotme në orën 15:00. Laçi do të pres në shtëpi skuadrën e Elbasanit dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e tre pikëve. Vetëm katër pikë kan diferencë skuadrat dhe dueli mes tyre është majftë i rëndësishëm,pasi të dyja ekipet synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Ndërkohë në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Arenën Kombëtare” aty ky Tirana rikthehet të luaj ndeshjet si pritëse. Bardheblutë do të presin skuadrën e Bylisit për të bërë mes tyre llogaritë e një prej finaleve të mbijetesës.
Kalendari i Javës së 31-të të Abissnet Superiore
Sot
Laçi – AF Elbasani 26.03.2025 15:00
Tirana – Bylis 26.03.2025 18:00
Nesër
Dinamo City – Partizani 27.03.2025 17:00
Teuta – Skënderbeu 27.03.2025 17:00
Egnatia – Vllaznia 27.03.2025 20:00
Fatos LAMAJ