UEFA Conference League / AF Elbasani eliminohet me penallti pas një paraqitjeje dinjitoze ndaj BATE Borisov

Lexo

- Reklamë -spot_img

Rrugëtimi europian i Elbasanit në UEFA Konference Lige është mbyllur në mënyrën më dramatike të mundshme.

Verdheblutë u eliminuan nga Bate Borisov vetëm pas goditjeve të penalltive pasi 120 minutat e lojës nuk prodhuan fitues duke lënë gjithçka të vendosej nga pika e bardhë.

Skuadra shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft dinjitoze duke luftuar me shpirt gare nga minuta e parë deri në të fundit.

Për 120 minuta Elbasani arriti të përballonte presionin e kundërshtarit dhe tregoi organizim të mirë në të dy fazat e lojës duke mbajtur të gjallë ëndrrën e kualifikimit deri në momentet vendimtare.

Në ruletën e penalltive fati nuk buzëqeshi për verdheblutë teksa Lleshi, Lulaj, Boje, dhe Lila u treguan të saktë nga pika e bardhë ndërsa Karrica dhe Epitaux nuk arritën të mposhtnin portierin kundërshtar.

Nga ana tjetër lojtarët e Bate Borisov u treguan më të saktë duke triumfuar 5-4 dhe siguruar kalimin në raundin e dytë të UEFA Konference Lige.

Edhe pse eliminimi është një goditje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic Elbasani largohet nga kompeticioni me kokën lart.

Gjatë dy ndeshjeve ndaj Bate Borisov verdheblutë treguan se mund të rivalizojnë me ekipe me eksperiencë në arenën europiane duke mos u dorëzuar në asnjë moment dhe duke luftuar deri në goditjen e fundit.

Përfundimi i aventurës europiane lë padyshim një shije të hidhur pasi kualifikimi ishte shumë pranë.

Megjithatë paraqitjet e skuadrës japin arsye për optimizëm për sezonin e ri ndërsa Elbasani fitoi eksperiencë të vlefshme në skenën ndërkombëtare dhe tregoi se ka potencial për tu rikthyer sërish në Europë.

Një eliminim që dhemb por një paraqitje që meriton respekt, sepse Elbasani luftoi deri në fund dhe largohet nga UEFA Konference Lige me dinjitet duke përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img