Superiorja do të luaj ditën e sotme ndeshjet e mbetura të javës së 21-të. Duele mjaftë interesante jan në program për t’u luajtur, teksa vëmendja do të jetë në Korçë,Durrës dhe në Elbasan.
Gjithçka do të nis me sfidën mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, takim që do të startojë në orën 16:30 dhe do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”. Vendasit do të luftojnë për 3 pikët që janë shumë jetike për mbijetesën, ndësa nga krahu tjetër shkodranët synojnë të ngjiten në klasifikim.
Paralelisht me këtë sfidë do të luhet edhe në Durrës. Në “Niko Dovana” do të përballen mes tyre Teuta dhe Partizani. Durrsakët të vënë nën presion pas fitores së Bylisit, kan detyrim vetëm triumfin në shtëpi për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë, ndërsa Partizani i Aleksandar Veselinoviç tenton fitoren për të rimar vendin e parë.
Në orën 19:30 e gjithë vëmendja do të jetë tek dueli më interesant i kësaj jave. Dinamo do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Elbasanit. Një duel i cili premton të jetë mjaft i luftuar dhe ku pritet të jetë një spektakël. Ekipi i Ilir Dajës do rikthimin te vendi i parë dhe për këtë nuk ka rrugë tjetër veçse triumfit,ndërsa nga krahu tjetër “djemtë” e Ivan Gvozdenoviç tentojnë që sa më shumë të shkurtojnë diferencat me vendin e 4-të.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 21-të, të Abissnet Superiore
Dje
Laçi – Bylis, 0-3
Tirana – Egnatia, 0-4
Sot
Skënderbeu – Vllaznia, ora 16:30
Teuta – Partizani, 16:30
Dinamo City – Elbasani, ora 19:30
Fatos LAMAJ