Kategoria Superiore hap sot javen e 25-te me tre sfida shume te rendesishme qe mund te percaktojn deri diku fatin e skuadrave. Ne oren 13:00 do te luhen dy ndeshjet e para ku Kastrioti dhe Kukesi do te presin ne shtepi Teuten dhe Bylisin.
Krutanët e kane trenin e fundit, ndersa durrsaket me nje fitore u hapet rruga per kupat e Europës. E njejta gje vlen edhe per Kukesin qe me nje trepikesh mund te largoj makthet e zones se kuqe ndersa per Bylisin nje tjeter ndeshje pa pike do te ishte goditje e forte per garen e mbijeteses.
Ne oren 16:00 ne “Niko Dovana” Erzeni pret Egnatian dhe shijakasit nuk u falen me hapa fals teksa pas 5 ndeshjeve pa fitore tani gjenden vetem 3 pike larg zonës Play-Out. Rrogozhinasit vijne pas dy fitoreve rradhazi dhe me moralin e larte do te synojn tre piket qe do t’i barazonte në krye me Tiranën dhe Partizanin te cilet do te luajn neser.
KASTRIOTI – TEUTA 13:00
KUKËSI – BYLIS 13:00
ERZENI – EGNATIA 16:00
Fatos LAMAJ