Saturday, December 21, 2024

Abissnet Superiore/Të shtunën, Dinamo-Egnatia, ora 16:30, në “Elbasan Arena”. Trajneri Ilir Daja flet për Egnatian dhe merkaton

Lexo

Në prag të ndeshjes me Egnatian, Ilir Daja ka dalë përpara gazetarëve për të prezantuar ndeshjen dhe treguar si e ka përgatitur atë. Mes temave të disktuara ishte edhe ajo e merkatos të ekipit dinamovit, i cili do të jetë aktiv gjatë janarit për të perfeksionuar ekipin e drejtuar prej Dajës.

Mbi merkaton – “Dje kemi qenë si grup për të parë disa lojtarë për pozicionet ku na duhen. Jo se nuk vlerësojmë grupin që kemi, por për vazhdimësinë dhe mungesat apo rivalitetin kemi nevojë të përforcohemi në 2-3 vende. Po punojmë, nuk do të presim fundin e janarit për lojtarë që mund të vijnë”.

Mbi dobësitë e Egnatias në sulm – “Egnatia nuk shënon shumë, por ka dhe një raport të ulët të pësimit të golave, kërkon ta mbajë topin në kontroll dhe ne duhet t’i lëmë sa më pak kohë në dispozicion kundërshtarit për administrimin e lojës”.

Mbi Tetovën – “Më vjen mirë, jo vetëm për Edlirin që ka këto rezultate. Është një trajner me perspektivë, pavarësisht se e ka vënë statusin e vet në futbollin shqiptar. Më vjen mirë kur shoh që ka dorë trajneri brenda një ekipi, kushdo qoftë ky trajner. Na pret një ndeshje e fortë, pasi Egnatia ka lojtarë të mirë dhe një manovër të konsoliduar për meritë të trajnerit Tetova dhe stafit të tij. Ne nuk kemi rrugë tjetër, do të futemi për të bërë maksimumin”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img