Abissnet Superiore-Tirana mysafire në Laç, për javën e 19-të. Trajneri Gugash Magani: Fitorja, alternativa e vetme

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Tiranës, Gugash Magani ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Laçit, që do të luhet në orën 13:30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku vlerëson kundërshtarin, por thekson se bardheblutë nuk kanë alternativë tjetër veç fitores.

“Çdo ndeshje ka historinë dhe rëndësinë e vet, ne jemi në një situatë të pazakontë, e rëndësishme është të jemi të qetë dhe të luajmë për të fituar ndeshjen. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveçse se fitore. Nuk kemi rikthime, kemi dëmtime.

Laçi luan futboll të bukur dhe me karakter, Lufton shumë. Nuk ka humbur asnjë ndeshje në fushën e vet këto kohët e fundit, meriton gjithë respektin por ne duam 3 pikët”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Tiranës në prag të transfertës kundër Laçit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img