Wednesday, October 30, 2024

Ada mund Ilirinë 1-0, fitorja shkon për presidentin Alfred Pjetri i prekur me Covid-19

Lexo

Kategoria e Dytë e futbollit shqiptar ka luajtur sot ndeshjet e javës së shtatë, ku për Grupin A me interes është pritur sfida në mes Adës së Velipojës dhe Ilirisë së Fushë Krujës. Takimi i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Adriatik” të Velipojës është shoqëruar me një luftë të fortë sportive nga të dy ekipet kundërshtare. Një ndeshje, e cila pati dy tabllo. Një pjesë të parë më të mirë për vendasit, të cilët përpos një goli mjeshtror të shënuar nga i zakonshmi Ardi Frroku, i gjashti për të në këtë sezon futbollistik, nuk kanë munguar edhe raste të tjera shënimi për Adën, përsëri me Frrokun që tronditi tranversen nga distanca, por edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës, të cilët edhe mund dhe duhej të shënonin përsëri.

Edhe 45 minutëshi i dytë fillon mirë për velipojakët, në gjirin e të cilve është edhe trajneri Admir Mehja, që duke i lënë pankinën kolegut të tij Etrit Nika është mjaft aktiv në fushën e lojës. 20 minutat e fundit të takimit janë edhe më të bukurat, dhe kjo falë skuadrës mike nga Fushë Kruja, e cila hidhet e tëra në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Dhe, për hirë të së vertetes, rastet për shënim të Ilirisë janë të shumta, por nëse nuk preket rrjeta e Adës, meritë për këtë ka portjeri Besnik Ndoj, si dhe qëndërmbrojtësi Sajdi Guri, të cilët së bashku me kolegët e tjerë janë barrikadë e pakalueshme për sulmin mik. Megjithatë, Ada nuk qëndron vetem në mbrojtje për këto minuta, sepse përmes kundrasulmit, pati disa raste të pastra për të dyfishuar avantazhin, por herë nga nxitimi i sulmuesve dhe në ndonjë rast edhe pritjet e portjerit mik Revis Gjoka nuk e lejuan një gjë të tillë.

Vërshëllima e fundit e arbitrit kryesor fikson fitoren minimale, por shumë të rëndësishme të Adës me rezultatin 1 me 0. Fitore kjo, që në prononcimin e pas ndeshjes për Veriu Sport, futbollistët dhe trajnerët e Adës pohuan se shkon si detikim për presidentin e tyre të Adës së Velipojës, Alfred Pjetri, i cili është i prekur nga Covid-19 duke vijuar të kurohet dhe karantinohet në banesen e tij private, të cilit i urojnë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim pranë skuadrës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img