Monday, November 25, 2024

Adili: “Falenderoj qytetin e Shkodrës për kohën që kam kaluar, nuk e kam marrë përgjigjen pse u largova”

Lexo

Mevlan Adili është rikthyer në “Loro Boriçi” si kundërshtar me ekipin e Bylisit ku arriti të merrte një pikë ndaj Vllaznisë. Pas ndeshjes, mbrojtësi u shpreh për Oversport:

“Momenti që më the të jepja deklaratë isha me emocione pasi kthehem në qytetin ku jam rritur si burrë, kur erdha këtu isha në fazat e para dhe më të rënda të jetës. Këtu kam arritur euforinë dhe rezultatet e mira bashkë me shokët e ekipit. Falenderoj qytetin e Shkodrës për kohën që kam kaluar këtu. I uroj të luftojnë për titullin kampion deri në fund. Unë jam profesionist dhe tani jam te Bylisi dhe kam obligim të luaj për fitoren pasi këtë punë kemi. Unë jam falenderues ndaj Zotit dhe presidentit të Bylisit.

I mungoj Vllanzisë? Kisha emocione dhe përgjegjësi. Tentova të shënoj golin njëherë dhe çdo herë më vret pyetja: Pse u largova? S’kam asgjë personale me askënd, objektivat e klubit janë ato që merren personale, jemi pak më të vjetër dhe ne do të marrim më shumë përgjegjësi për ekipin për të mësuar të rinjtë.

Nuk kam patuar asgjë, pretendimet e mia janë më të mëdha për të madhen, kontrata këtu është deri në verë dhe do të ulem të flas. Presidenti jonë është korrekt dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ne do të bëjmë akomë më shumë për t’ja lehtësuar dhimbjen. Duhet të arrijmë mbijetesën për ta shpërblyer.

Kam më shumë kontakte me Zogovic dhe Jonuzin. Nuk dola para ndeshjes në fushë, nuk kam folur me askënd pasi fjalët e tepërta janë fukarallëk.”-tha Adili.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img