AF Elbasani, fiton me përmbysje dhe mban nën presion Partizanin e vendit të katërt. Fundoset Tirana!

AF Elbasani-Tirana 2-1(Qose 72,93/Përgjoni 11)

Elbasani:Totoshi,Lila,Olberkis,Lulaj,Hakaj(K.Kasa 76),Dros(Ibrahim 83),Qose,A.Kasa,Lukili,Gomes(Dukuo 83),Lajthia(Tsague 59) Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Tirana:Selmani,Mici,Dembele,Kola,Vera(Haxhiu 87),Silva,Soler,Përgjoni,Gjumsi(Zharmuni 57),Ernest,Ndreca(Smaçi 73) Trajner:Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë:Eldorjan Hamiti(Lezhë),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Xhuljo Mani,Adrian Beqiraj(Tiranë)  Var:Indrit Myrtja(Shkodër) Avar:Juxhin Xhaja(Tiranë) Delegat:Armando Mandro(Tiranë) Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)

Dramë për Tiranën në “Elbasan Arena”,Qose përmbys i vetëm Tiranën dhe i jep 3 pikët verdhebluve të Elbasanit. 

AF Elbasani triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Tiranës, në sfidën e javës së 32-të në Superiore. Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Përgjoni në minutën e 11-të. Megjithatë fraksioni i dytë ishte tjetër histori. Dopieta e shënuar nga Kristi Qose në minutat 72 dhe 93, i dhan triumfin Elbasanit.

Ndeshja

Pa nisur mirë ndeshja në “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Tiranës,ndërpritet për rreth një minutë shkak i hedhjes së fishekzjarrëve në një goditje këndi. Është Elbasani që provon që në minutat e para të gjej golin dhe është Qose që shfaqet në sulm nga e majta,por diagonalja e tij nuk gjen portën bardheblu.

Tirana mer frenat e lojës në dorë dhe shfaqet rrezikshëm me Gjumsin që vë në provë portierin Totoshi por ky i fundit tregohet i vëmendshëm. Ndërkohë që shansi i dytë për Tiranën shfrytëzohet mjaftë mirë nga Përgjoni i cili pas një rrëmuje në zonë gjuan saktë duke kaluar Tiranën në avantazh. Verifikimi i golit mer tre minuta kohë dhe kryesori Hamiti kërkon të shikoj vendosjen e futbollistëve të Tiranës por më pas vendos që goli është i rregullt.

Reagon Elbasani dhe në dy momente me Qose dhe Olberkis por nuk gjejnë dot hapësirat e duhura. Pjesa e parë mbyllet me Elbasanin në kërkim të golit dhe Gomes në dy momente dhe më pas Qose dhe Lukili shënjestrojnë portën e Selmanit por goli nuk vjen për Elbasanin. Me shifrat 0-1 për Tiranën mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis me të njëjtën tablo si fundi i të parës,pasi Elbasani ka topin në gjysmëfushën kundërshtare e Tirana mundohet vetëm të largoj sferën. Jan Hakaj dhe Olberkis që tentojnë nga distanca por Selmani kontrollon gjithçka. Është Tirana që kërkon të gjej golin e dytë dhe është Ernest që gjen hapësirë nga e djathta e më pas pason në qendër,por nuk gjen aty Zharmuni në pozicion për të tentuar portën.

Më pas Elbasani provon të shënoj me anë të mesfushorit Qose por goditja e tij është e gabuar. Tsague për Elbasanin që kishte  mundësinë të gjuajë në zonë nga e djathta,por Selmani u tregua i vëmendshëm dhe bllokoj gjithçka. Serish Elbasani që kërkon golin e barazimit me tre mundësi të pastra me anë të Gomes,Lukili dhe Tsague por mbrojtja dhe portieri i Tiranës jan në lartësinë e duhur duke neutralizuar gjithçka.

Rastet e shumta të shpërdoruara nga Elbasani do të shpërbleheshin në minutën e 72-të ku Lila hedh një top në zonë aty ku Qose kërcen mbi të gjithë duke mposhtur portierin Selmani dhe duke barazuar ndeshjen. Bardheblutë provojnë të përgjigjen me Ernest,i cili vë në provë Totoshin me gjuajtjen nga e djathta,por topi shkon në duart e portierit që e zotëron pa problem. Minutat kalojnë dhe skuadrat duket se humbasin rrezikshmërinë dhe durimin sepse gabimet e një pas njëshme në disa momente ulin ritmin e ndeshjes.

Klevis Kasa harkon dy herë radhazi nga e majta,topi largohet nga prapavija bardheblu. Më pas Haxhiu shfaqet menjëherë në të djathtën dhe harkon në zonë,ku një devijim në shtyllën e dytë nuk kthen topin drejt portës së vendasve.

5 minuta shtesë në fund të 90-të minutëshit gjejnë Tiranën në sulm dhe Elbasanin i cili qëndron pran gjysmëfushës së Tiranës aq sa gjen dhe golin e avantazhit në minutën e 3-të shtesë kros nga e djathta e mbrojtësit K.Kasa gjen Tsague brenda zonës që tenton të gjuaj por topi shkon në shtyllën e dytë atje ku Qose e shfrytëzon mjaftë mirë duke çuar shifrat në 2-1 për Elbasanin. Me këtë rezultat mbyllet gjithë ndeshja me Elbasanin që fiton me vështirësi dhe përmbysje përballë Tiranës e cila nga java në javë vështirëson gjithçka në lidhje me mbijetesën në Kategorinë Superiore.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu