Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia & Dinamo City kalojnë në gjysmëfinale

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026.

Vllaznia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-1. Kuqeblutë kishin fituar edhe takimin e parë 1-0, duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

AF Elbasani bëri mrekullinë në “Arenën e Demave”. Verdheblutë mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt me rezultatin 2-1, duke e dërguar ndeshjen në shtesë, aty ku shënuan edhe një tjetër gol për ta fituar sfidën 3-1 dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Dinamo City nuk e pati aspak të vështirë pas fitores në ndeshjen e parë 2-0. Dinamovitët triumfuan edhe në takimin e dytë me të njëjtin rezultat, 2-0, duke avancuar në gjysmëfinale.

Një ndeshje e luftuar ishte ajo në “Egnatia Arena” mes Egnatias dhe Teutës, ku rrogozhinasit kaluan më tej pas barazimit 0-0. Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana” i dha Egnatias kualifikimin për në gjysmëfinale.

Për të përcaktuar përballjet e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë do të hidhet short i lirë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, i cili do të organizohet nga Departamenti i Garave në FSHF.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img