Friday, September 20, 2024

AF Elbasani fton mbështetësit të pajisen abone sezonale – NGA FATMIR POPJA

Lexo

“AF Elbasani”, pas hapjes së dyqanit me veshje dhe suvenire ka njoftuar  këtë mesjavë   nxjerrjen në treg edhe të aboneve sezonale .”AF Elbasani” vjen me këtë risi për  mbështetësit e Verdh e Bluve në prag të fillimit të Kampionatit të Superligës Shqiptare duke ju krijuar atyre mundësinë  që të rezervojnë vendin e preferuar  në stadium përmes aboneve sezonale.

AF Elbasani e ka nisur  këtë mesjavë fushatën e  abonimeve  sezonale për tifozët  duke paracaktuar edhe çmimet e biletave për sezonin 2024-2025.Aboneja sezonale do të jetë e vlefshme për të gjitha ndeshjet e Kampionatit të Superiores dhe Kupës së Shqipërisë që AF Elbasani luan si pritës në stadiumin “Elbasan Arena “.

Duke nisur nga sot të gjithë tifozët e interesuar mund të kontaktojnë në adresën afelbasan@officialstore . Në këtë adresë aplikuesit mund të përzgjedhin  vendin e preferuar  në tribunat e stadiumit “Elbasan Arena”  për t’u pajisur me abone personale sezonale.

Çdo tribunë e stadiumit “Elbasan Arena ” do të ketë aksesin specifik me anë të kartave gjatë gjithë këtij sezoni sportiv.Çmimet  e biletave aktualisht janë paracaktuar dhe abonetë sezonale janë nxjerrë në shitje.

Për të mundësuar blerjen e tyre jane hapur sportelet e biletarisë pranë stadiumit “Elbasan Arena” ku të interesuarit mund të paraqiten për ti tëhequr vetë .Aktualisht po tregohet interesim i jashtëzakonshëm nga mbështetësit e Verdh e Bluve për të prenotuar një abone sezonale , çka tregon se AF Elbasani në këtë Kampionat do të ketë një tifozëri me numër mjaft të madh  në shkallët e stadiumit.Marketingu gjatë këtij viti është një nga pikat e tjera më të forta të AF Elbasanit,  i cili synon  të sigurojë sa më shumë  të ardhura.

Me hapjen e dyqanit të tij ,ky klub futbolli ka nxjerrë  në shitje bluza , shalle e komplete uniformash me logon e ekipit, për t’u dhënë mundësinë të gjithë tifozëve të blejnë simbolet që lidhen me ekipin e tyre të zemrës . AF Elbasani nëpërmjet një pune të jashtëzakonshme synon që në ndeshjet e Kampionatit të Superiores të jetë sa më rezultativ dhe të ketë sa më shumë mbështetës në shkallët e stadiumit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img