Kuqeblutë e Vllaznisë janë të angazhuar në dy fronte, Kampionatin e Abissnet Superiore dhe Kupën e Shqipërisë. Të premten e kaluar, Vllaznia fitoi në transfertë me Teutën për javën e 23-të të Superiores duke u ngjitur në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me dy pikë më pak sesa Egnatia kryesuese, ndërkohë që në vend të tretë dhe të katërt janë pozicionuar Partizani dhe Dinamo me pikë të barabarta, nga 39-të.
Në pritje të javës 24-tërt ku Vllaznia luan të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” me Bylisin, këtë mesjavë rikthehen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për turin çerekfinal. Nëse turet e mëparshme ka qënë vetëm një ndeshje direkte mes dy skuadrave për të siguruar kualifikimin, nga ky tur, rregullorja përmban dy takime, vajtje dhe ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.
Kundërshtari i Vllaznisë për këtë tur është Elbasani, dhe ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” këtë të mërkurë duke filluar nga ora 17:00, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet më datë 26 shkurt në stadiumin “Loro Boro Boriçi” ku përcaktohet edhe ekipi që kualifikohet në gjysmëfinale.
Ndeshjet e tjera të turit çerekfinal që luhen të mërkurën, janë: Bylis-Egnatia, Laçi-Partizani dhe Dinamo City-Skënderbeu.
Kupa e Shqipërisë-Ndeshjet e para të Turit Çerekfinal
Bylis – Egnatia 05.02.2025 13:30
Laçi – Partizani 05.02.2025 13:30
AF Elbasani – Vllaznia 05.02.2025 17:00
Dinamo City – Skënderbeu 06.02.2025 17:00