AF Vllaznia, vizitë pune në Akademinë e Futbollit Cagliari-Itali. I shoqëron ish portjeri i Vllaznisë, Alen Sherri, pjesë e ekipit të serisë A

Nga data 19 deri më 20 maj, me ftesë të Akademisë së Futbollit Cagliari, një delegacion i Akademisë së Futbollit Vllaznia, i kryesuar nga Drejtori z.Alban Hasani, Koordinatori z.Ndriçim Shtubina dhe trajneri i ekipit U19 z.Elvis Plori, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e kësaj akademie.

Delegacioni shkodran u shoqërua nga ish-lojtari i Akademisë së Vllaznisë dhe aktualisht pjesëtar i ekipit të parë të Cagliarit, z. Alen Sherri .

Miqtë nga Shkodra u pritën me nderime në takime të veçanta nga drejtues të lartë të sektorit të të rinjve të klubit italian, përfshirë Drejtorin Sportiv z. Pierluigi Carta, përgjegjësin e sektorit të të rinjve z. Bernardo Mereu, përgjegjësin teknik të U16 z. Oscar Erriu, trajnerin e portierëve z. Lorenzo Squizzi, analistin e ndeshjeve z. Davide Marfella dhe përgatitësin atletik z. Jacopo Secci.

Gjatë vizitës u shkëmbyen eksperienca dhe praktika pune mes dy akademive, si dhe u ra dakord për zhvillimin e ndeshjeve miqësore në Shkodër në fillim të sezonit të ri ndërmjet ekipeve përkatëse të të dyja akademive.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu