Tirana do të udhëtojë drejt Kukësit për sfidën e javës së 22-të të Superiores. Përpara mediave ka qenë tekniku, Julian Ahmataj i cili ka folur për rëndësinë e kësaj përballjeje dhe çfarë kërkojnë bardheblutë në këtë sfidë
Java e 22-të e Superiores përball Tiranën me Kukësin në një sfidë ku bardheblutë do të kërkojnë me patjetër fitoren në fushën kundërshtare, për të lënë pas shijen e hidhur nga humbja e fundit kundër Skenderbeut në Air Albania”.
Tirana me ulje dhe ngritje këtë sezon, edhe mes problematikave të tjera e një merkato të bllokuar, sa i vështirë është në këto momente motivimi i lojtarëve. Ja se çafrë u ka thënë Ahmataj lojtarëve të tij.
“Duhet më shumë përqendrim, më shumë sacrifice. Fanella që ne përfaqësojmë, unë e të gjithë futbollistët, është një fanellë shumë e rëndë e futbollit shqiptar, që ka fituar shumë tituj. Kemi folur dhe më përpara për vrullin që ka Tirana në genetikën e saj. Ne nuk mund të jemi jashtë kësaj genetike që ka klubi”.
Në “Kukës Arena” verilindorët do të presin ekipin bardheblu, Për Ahmatajn çdo kundërshtar është i vështirë, por Tirana kërkon fitoren me çdo kusht.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse dhe kundërshtari është në një pozicion të vështirë dhe ka bërë lojëra të mira. Ne duhet të jemi të përqendruar për të dalë fitues”.