… “Mirmrama miq, mbështetës dhe dashamirës të “Basania Futboll Club” !!! Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të festojmë s’bashku 1 vjetorin e themelimit tê Akademisë “Basania FC” !!!
Thjeshtë, bukur dhe me qytetari ftoheni të bëheni pjesë e eventit sportiv & qytetar,
“BASANIA N’FEST” !!! Aktiviteti zhvillohet diten e Martê ora 18:00 tek fusha e futbollit në Bushat !!! Hyrja është e lirë !!!”, shkruante në faqen zyrtare të Akademisë së Futbollit “Basania FC”, presidenti i kësaj akademie, Ermir Shimaj
Por, përpos kësaj, drejtori sportiv i kësaj akademie, ish gjyqtari ndërkombëtar, Ditman Jubica do të merrej hollësisht me të gjithë organizimin e këtij aktiviteti madhor që do ta kishte zili edhe një klub profesionisht i Superiores, i cili vinte në një vjetorin e themelimit të kësaj akademie me plot suksese në konkurimin e ekipeve të moshave.
Bukurinë këtij aktiviteti ia shtuan edhe prania e autotiteteve vendore si dhe shumë figura të njohura të sportit shkodran ndër vite, ish futbollistë kampionë me uniformën e Vllaznisë. Madje, interesante ishte se në hapje të aktiviteshit ka qënë e programuar një ndeshje miqësore ndërmjet stafit të Basania football club dhe lojtarëve kampion të vitit 2001.
Për ekipin pritës të Akademisë së Futbollit Basania FC spikatnin trajneri i portierëve, Besmir Mucejani, presidenti Ermir Shimaj, Mario Kola, Frederik Hila, Donaldo Lari, Ridvan Lini, Kujtim Lika, Selman Ligataj, Eldin Pateriku duke pasur si trajner veteranin e futbollit të zonës së Bashkisë Vau Dejes, Gjon Ndreka që sot drejton si trajner me shumë eksperiencë Akademinë Basania FC.
Në kampin mik të yjeve të Vllaznisë në vite, bënin pjesë: portjer Marjan Qeseri, për të vijuar me Elvin Beqiri, Amarildo Belisha, Edmond Doçi, Ergi Borshi, Safet Osja, Albert Kaçi,Valmir Kurti, Kampioni i atletikës Gledjon Gojashi, Gilman Lika, Redis Shahmani. Më pas, rradhën e kishte ceremonia e parashikuar me këtë rast e cila moderua me profesionalizëm nga gazetari i mirënjohur Gjergj Kola.
Ermir Shimaj
Fjalën e hapjes e mbajti presidenti i Akademisë Basania, Ermir Shimaj, i cili falenderoj pjesëmarrësit, por edhe te ftuarit VIP që ishin present. “Falenderoj kryetarin e Bashkisë Mark Babani për mundësimin e terrenit, falenderoj stafin për përkushtimin dhe arritjet, familjet për kohën e munguar për shkak të angazhimit tek akademia së bashku me fëmijët e tyre.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij presidenti Shimaj. Në vijim, presidenti Ermir Shimaj u ndal tek një pasqyrë e punës një vjeçare të realizuar, tregoj hapësirën gjeografike që mbulon tashmë akademia, gjithashtu theksoj rëndësinë që ka edukimi i brezave të ri jo vetëm në aspektin sportiv por në kompleksitet.
Ditmar Jubica
Pas presidentit, fjalën e mori drejtori sportiv i Akademisë së Futbollit Basania, Ditmar Jubica, i cili pasi falenderoj të ftuarit e pushtetit vendor që kryesohej nga kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani, përgjegjësin e departamentit të edukimit fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, doktor Giulio Zefin, përfaqësuesin e zyrës rajonale veriore të FSHF-së Hysen Zmijani, si dhe emrat e tjerë të spikatur të futbollit shkodran në vite. Gjithashtu ai falenderoj edhe përfaqësuesit e 17 akademive të zonës rajonale të ftuar në këtë aktivitet, dhe po ashtu edhe kolegjiumin e arbitrave të ftuar për të marrë pjesë në këtë përvjetor të parë.
“Personalisht falenderoj secilin nga anëtarët e stafit për angazhimin dhe punën e bërë, spjegoj arsyen pse i jam bashkuar Basanias dhe ambicien që kemi si akademi. Kërkoj të nxis një bashkëpunim me të gjitha akademitë e veriut nën udhëheqjen e departamentit të edukimit fizik, ku puna e bërë të jetë sa më shkencore dhe produkti final të jetë sa më kualitativ.”, tha ndër të tjera, drejtori Jubica, i cili më herët ka spikatur si arbitër i kategorisë ndërkombëtare duke mbajtur stemën e FIFA-s.
Mark Babani
Pas drejtorit Jubica, fjalën e mori kryetari i bashkisë, Mark Babani, i cili përgëzoj drejtuesit për punën e bërë, premtoj mbështetje për sportin, veçanarisht për Basanian duke premtuar mbështetje për kompletimin e stadiumit dhe ngritjen e një ekipi në kategorinë e parë të futbollit.
Giuljo Zefi
Një përshëndetje të veçantë përcolli në këtë mbrëmjen festive të një vjetorit të themelimit të Akademisë Basania, edhe Giulio Zefi, përgjegjës i departamentit të edukimit fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, i cili mbështeti idenë e drejtorit Jubica, duke thënë se shumë shpejt Univeristeti i Shkodrës do jetë promotor i zhvillimeve pozitive në futbollin e veriut.
Hysen Zmijani
Në vijim, fjalën e mori edhe Hysen Zmijani, drejtues i Zyres Rajonale të Veriut, i cili përgëzoj Basanian për punën e bërë, gjatë këtij viti dhe shprehu konsideratën maksimale për këtë përvjetor të parë të cilin, siç tha ai nuk e ka hasur në vende të tjera, si Franca psh ku ka jetuar për disa vite.
Ardit Mani
Një përshendetje të përzemërt bëri edhe drejtori i Akademisë “Shpresa”, Ardit Mani, një akademi rivale në planin e garës sportive, por në parim si bashkëpunues të mirëfilltë në të mirë të cilësisë sportive të brezit të ri.
Ky përvjetor i parë u mbyll me një video e cila përmblidhte punën një vjeçare të realizuar nga stafi i Akademisë së Futbollti “Basania”. Nën tingujt e këngës “Ëe are the Champions” u zhvillua koktejli i rastit, pastaj të gjithë të ftuarit ndoqën në mënyrë të organizuar përmes monitorit gjigand ndeshjet e Euro 2020 duke shijuar edhe darkën e shtruar me këtë rast nga presidenti i ekipit Ermir Shimaj.