Kur automjeti, të nesërmen e takimit, po kthehej në Spanjë, disa kilometra pas nisjes, goditi një kamion
Ndeshja në tokën angleze për Real Madridit është e gjitha për t’u harruar. Të mërkurën në mbrëmje merengët u mundën në Anfield nga Liverpool, të nesërmen autobusi i ekipit u përfshi në një aksident rrugor, për fat të mirë pa pasoja.
Në aksident nuk u përfshi skuadra dhe stafi teknik, i cili tashmë ishte kthyer në Madrid me një fluturim privat, por autobusi që mbërriti në Angli për të transportuar grupin e Realit nga hoteli i kampit stërvitor në stadium.
Kur automjeti, të nesërmen e takimit, po kthehej në Spanjë, disa kilometra pas nisjes, goditi një kamion përpara. Dinamika e aksidentit ende nuk është përcaktuar, por ai tërhoqi menjëherë kureshtjen e shoferëve të tjerë.
Pamjet e autobusit të prishur, të ndaluar në korsinë e emergjencës, qarkulluan shpejt në internet. Megjithatë, askush nuk u dëmtua në bord: dy shoferët dhe menaxheri i udhëtimeve të klubit madrilen mbetën të padëmtuar.