Ballina Futboll Aksidentohet trajneri i Basanias, Besart Cecelia. Po kthehej nga Vushtria ku mori...

Aksidentohet trajneri i Basanias, Besart Cecelia. Po kthehej nga Vushtria ku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes nga jeta të nënës së tij, automjeti i tij del nga rruga në aksin rrugor, Morinë-Kukës

Trajneri i ekipit Basania FC të Bushatit, kosovari Besart Cecelia, ka shpëtuar për mrekulli, pasi gjatë udhëtimit nga Kosova për në Shkodër ku do t’i bashkohej skuadrës në stërvitjen e mbrëmjes së sotme, ka pasur një aksident të rrezikshëm.

Dy ditë më parë, ai humbi nënën e tij dhe për këtë u largua nga Shkodra duke marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit organizuar në Vushtri, ku jeton familja e tij.

Lodhja fizike por edhe psikologjike-emocionale  e ardhur nga rasti në fjalë, duket se kanë ndikuar që për një moment, pagjumësia të bëjë punën e vet, dhe automjeti që ai drejtonte të dilte nga rruga në segmentin, Morinë-Kukës duke rënë poshtë në një lartësi mbi dhjetë metër.

Fatmirësisht, trajneri kosovar i Basanias të Bushatit, Besart Cecelia, ka shpëtuar për mrekulli duke mos marrë dëmtime fizike, përpos një gërvishje në anë të ballit.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu