Akuzat për kërcënim të pragndeshjes, Laçi-Bylis dhe trukim të ndeshjes, Kastrioti-Laçi, Prokuroria nis hetimet

Deklarata e zyrtare e ditës së djeshme nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit ku akuzohet për kërcënimtë arbitrave në pragndeshjen, Kastrioti-Bylis, por edhe për trukim të rezultatit të ndeshjes, Kastrioti-Laçi, ka vënë në lëvizje Prokurorinë. Nga sa bëhet e ditur  nga sektori i drejtësisë pritet të merren nën shqyrtim edhe komunikimet në audio mes gjyqtarit kryesor Bajramaj dhe asistentëve të tij në atë ndeshje, të cilët ishin në VAR. Veprimi i Bajramajt për të anuluar golin ngjalli dyshime, por vetë FSHF-ja thotë se arbitri është kërcënuar me jetë dhe e ka marrë atë vendim nën presion. Ngjarjet e fundit jo vetëm që i nxijnë imazhin futbollit shqiptar, por pritet të sjellin një efekt zinxhir edhe në renditje, sepse mund të ketë vendime drastike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu