Monday, December 30, 2024

Al Nasr i Kristiano Ronaldos, mund të bëhet pjesë e Champions në sezonin 2024-2025

Lexo

UEFA synon të ftojë Al Nasr për të marrë pjesë në Champions League 2024-25, me arsyetimin se klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo është një nga tre klubet më të njohura në botë. Ky është lajmi që vjen nga Arabia dhe raportohet nga British Football Talk. E vërtetë ose më shumë një shaka, do të kishte  shumë pengesa për të kapërcyer, duke filluar nga Fair Play-i financiar që ekipet evropiane duhet të respektojnë, ndryshe nga ato arabe që shpenzuan shumë gjatë verës falë fondit sovran të PIF.

Krahas çështjes (të rëndësishme) të respektimit të Fair Play-it financiar, duhet të merret parasysh edhe se në sezonin ei ardhshëm do të nisë formati i ri i Champions League, me numrin e skuadrave nga 32 në 36 në një grup të vetëm bazuar në stilin e Euroligës së basketboll. Për arsye kalendarike, padyshim që skuadrat nuk do të mund të luajnë të gjitha me njëra-tjetrën, por secila skuadër do të përballet me të njëjtin numër kundërshtarësh të ndarë me fasha dhe të shortuar. Numri i ndeshjeve të garantuara do të rritet gjithashtu nga 6 në 8, katër në shtëpi dhe katër jashtë.

Në këtë skenar, lind spontanisht pyetja ende pa përgjigje, se kush do të largohet përfundimisht nga vendi i tij për Al Nassr dhe mbi bazën e cilit kriter do të zgjidhet. Më pas është edhe reagimi i tifozëve për këtë eventualitet për t’u marrë parasysh, po ata tifozë që i thanë jo Superligës dhe që tani do të shihnin një ekip të imponuar thjesht për arsye ekonomike.

Sigurisht, nëse lajmi do të konfirmohej, do të ishte një njeri i lumtur, pikërisht Cristiano Ronaldo: golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League (140 gola) mund të rrisë numrin e tij dhe të bëhet gjithnjë e më legjendar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img