Saturday, September 21, 2024

Alban Beqiri, krenaria e boksit shqiptar. 3 ndeshje 3 fitore për boksierin kuqezi në Botërorin e Boksit “Beograd 2021”

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks vazhdon konkurimin në Kampionatin Botëror të boksit që po zhvillohet në Beograd. Ai që po e mban Shqipërinë në ring edhe pas ditës së 7-të është talenti i boksit shqiptarë, Alban Beqiri. Nëse dy boksierët e tjerë, Indrit Laçi për peshen 92 kg dhe Nelson Hysa në peshën +92 kg, nuk arritën të fitojnë në ndeshjet e turit të parë duke u eleminuar nga gara, Alban Beqiri i peshës deri në 71 kg po bën një përfaqësim të shkëlqyer.

I shoqëruar nga trajneri i ekipit kombëtar Zef Gjoni dhe kolegu i tij Renato Kurti, Beqiri u ngjitë mbrëmjen e sotme në ringun serb të Beogradit duke nderuar ngjyrën kuqezi të kombëtares sonë.

Pasi ka kaluar me sukses dy ndeshjet e para duke sfiduar kundërshtarët e peshës së tij, fillimisht atë të kombëtares së Kenias dhe në turin e dytë atë të Lituanisë, sonte Beqiri kishte përballë, kampionin e kombëtares së Panamasë, Eduardo Beckford Chambers. Një ndeshje, e cila sipas vetë organizatorëve të aktivitetit u vlerësua si ndër më të mirta e shtatë ditëve të botërorit.

Edhe pse bilanci i kundërshtarit të tij, Eduardo Beckford Chambers nga Panamaja vinte në këtë dule me një CV tejet të suksesshme në pjesëmarrjet botërore, boksieri shqiptar Alban Beqiri luftoi në mënyrën më të mirë në ring. Që nga rënia e gongut në raundin e parë dhe deri në fund, Alban Beqiri ka treguar një superioritet nga kundërshtarit të tij. Një epërsi kjo që nuk e vuri në diskutim vendimin e gjyqtarisë, e cila votoi në favor të boksierit  shqiptar duke bërë që gjyqtari i ringut t’i ngrejë dorë si fitues, Alban Beqirit.

Fitorja e Beqirit bën që zëri i Shqipërisë të jetë prezent në Botërorin e e boksit, “Beograd 2021. Madje, edhe me pretendime serioze për të qënë mes më të mirëve. Sepse, nëse kampioni shqiptar i peshës deri në 71 kg, arrin të fitojë edhe në duelin e katërt, atë që do ta zhvillojë me datë 2 nëntor, futet automatikisht në zonën e medaljeve, pse jo për të mos shkuar deri tek e arta, çka do të ishte dhurata më e bukur që Beqiri do t’i bënte boksit shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img