Thursday, March 28, 2024

Alban Hasani kërkon ndihmën e FSHF-së për vendosjen e sistemit të ndriçimit në “Reshit Rusi”

Lexo

Për drejtorin e Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani, projekti “Uniforma Ime”, që po zbatohet nga Federata Shqiptare e Futbollit edhe në Shkodër, është një mbështetje e madhe që i jepet fëmijëve të shumtë që janë pjesë e ekipeve të moshave, jo vetëm të Vllaznisë, por edhe të shumë akademive të tjera që funksiunojnë në Shkodër.

Në fjalën përshëndetëse që ai mbajti gjatë ceremonisë së organizuar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, ai theksoi se projekti në fjalë është ndër më të mëdhatë që FSHF ka ndërmarrë gjatë 10-të viteve të fundit për rajonin që mb ulon Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, ku numri i fëmijëve që stërviten çdo ditë, shkon në 1200.

Ndaj, në këtë drejtim, përpos falenderimeve, ai kërkoi nga ana e e Federatës Shqiptare të Futbollit që të jetë më prezent në rajonin e Shkodrës.

“Jo se nuk ka qënë prezent me mbështetjen e saj, por mendoj se FSHF duhet ta shikojë Shkodrën që është edhe fidanishtja e futbollit shqiptar me një sy tjetër duke e mbështetur, jo vetëm me uniforma sportive dhe bazë materiale, që në fakt janë shumë të rëndësishme, por edhe në drejtim të terreneve sportive. Në emrin tim personal, të KF Vllaznia dhe të gjithë komunitetit të futbollit të moshave që janë pjesë e Vllaznisë, unë do t’ju lutesha në mënyrën më dashamirëse, do të kërkoja që FSHF të na mbështesë në vendosjen e sistemit të ndriçimit për terrenin e “Reshit Rusit”, pasi në këtë fushë janë 18 ekipe që sipas grafikut sterviten rregullisht nga orët e parë të mëngjesit deri në mbrëmje vonë. Përmirësimi i kushteve të ndriçimit të fushës me prozhektorë do të ndihmonte shumë në kohëzgjatjen e orarit stërvitor dhe rritjen e cilësisë sportive të ekipeve të grupmoshave të ndryshme”, tha drejtori i Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani në fjalën e tij duke mbetur me shpresë që kërkesa e tij do të merret parasysh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img