Drejtori i Sporteve në Bashkinë Shkodër, por njëherazi edhe Drejtor i Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani gjendet në një vizitë pune në Londër duke qënë i pranishëm në një takim shumë të rëndësishëm me përfaqësuesit e klubeve më të mira të Europës në futboll femra.
Bëhet fjalë për Samitin e futbollit femra Eca, ku natyrshëm, Vllaznia e futbollit femrave, pjesë e konkurimit të fazës së grupeve me 16 ekipet më të mira të Champions League kishte pjesën e saj të prezantimit.
Atë e ka bërë specialisti i futbollit, Alban Hasani, përmes një diskutimi që është ndjekur me shumë vemendje nga të gjithë të pranishmit. Prezantim i cili kishte brenda të gjithë historinë e formimit të KFF Vllaznia dhe deri në ditët e sotme, sukseset e të cilit kanë qënë të jashtëzakonshme me fitimin e 10 titujve kampionë, 10 kupave të Shqipërisë, si dhe me një prezantim sistematik cilësor në kompeticionin euuropian, ku së fundmi ishte konkurues në fazën e grupeve të Ëomen Championas League.
“Qëllimi i vizites time në Londër është ftesa që është bërë ekipit të femrave Vllaznia, si një ndër 16 ekipet më të mira në Europë. Për t’u theksuar është se për herë të parë marrim pjesë në një samit kaq madhështor ku të pranishëm ishin edhe presidenti i PSG, njëkohësisht Zv.president i UEFA, si dhe Presidenti i Olimpik Lyon. Interesimi ishte i madh për dëgjuar fjalimin tim për faktin, se si ka mundësi që një ekip nga Shqipëria dhe me kushte shumë të limituara, sidomos në infrastukturë, ku ky ekip stërvitet vetem në një fushe, ku ndër vite është bërë një punë e madhe për të sjellë vajza që të merren me sport, sepse mentaliteti ka qënë shumë i dobët, jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Ballkanin. Dhe, kjo, është një arritje e madhe për klubin tonë Vllaznia.”, thotë për Veriu Sport nga Londra, Alba Hasani.
I pyetur për pozimin me Presidentin e PSG Nasser Al-Khelaifi, Hasani se padyshim, takimi me të ishte mbushur me emocione. “Diskutuam për Shqipërinë dhe Vllazninë, ku padyshim ishte i befasuar me arritjet e Vllaznisë së futbollit femra, por ndërkohë kishte njohuri edhe për traditën dhe historinë e mirëfilltë të futbollit shkodran, qyteti ku ka lindur futbolli në Shqipëri.”, tha ndër të tjera Alban Hasani.
Sipas Hasanit, përfaqësimi i Shqipërisë në këtë Samit që u bë nga ana e tij ishte i një rëndësie të veçantë, pas hap mundësi bashkëpunimi të shumtë mes klubit Vllaznia dhe UEFA-s.
“Shqipëria në tërësi, fiton prej ekipi tonë Vllaznia, sepse është një ndër ekipet më të mira në Europë. Ne kemi detyrë që të çojme projektet në FSHF dhe ato pastaj i përcjellin në UEFA ku emergjente dhe shumë kryesore është mungesa e infrastuktura që është thelbësore për ekipet e femrave:, përfundoi Alban Hasani, Drejtor i Sporteve në Bashki si dhe Drejtor i Akademisë së Futbollit Vllaznia.
Gaspër MARKU