Saturday, July 27, 2024

(Intervista) Vllaznia e koshit për meshkuj mbetet përsëri në Superligë. Trajneri Damian Bektesh mbështet vendimin e FSHB: Lajm shumë pozitiv, moment për të ndërtuar një skuadër pretendente!

Lexo

Vllaznia në basketboll për meshkuj do të vijojë të luajë në kategorinë e Superligës së basketbollit shqiptar. Edhe pse kuqeblutë ishin të fundit në renditje për sezonin e kaluar dhe automatikisht ranë nga kategoria e Superligës, Vllaznia mbetet përsëri pjesë e kësaj kategorie. Një gjë e tillë është bërë realitet pas vendimit të marrë nga Federata Shqiptare e Basketbollit.

Në mbledhjen e saj të radhës, kryesia e kësaj federate ndryshoi skemën e konkurimit të kampionateve kombëtare të basketbollit për meshkuj, duke shkrirë dy kategoritë, Superligën dhe atë të kategorisë parë në një të vetme me dhjetë skuadra. Vendim ky që e lë Vllazninë e koshit për meshkuj përsëri në Superligë. Së bashku me këtë vendim, kryesia e FSHB-së ka vendosur që sezonin e ri sportive, numri i basketbollistëve të huaj në fushën e lojës të mos jetë më i madh sesa 3.

I kontaktuar nga Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë së basketit meshkuj, Damian Bekteshi mbështet vendimet e FSHB-së, ndërkohë që beson se ky është momenti që në bashkëpunim me presidencen të ndërtohet një skuadër pretendente për sezonin e ri sportiv.

Profesor Bekteshi, si e pritet lajmin e miratimit te formules se re te Fshb dhe qendrimin e Vllaznise ne Superlige?

Të them të drejten ishte një lajm shumë pozitiv për ne dhe jo vetem. Në rradhë të parë për qytetin dhe tifozat e Vllaznisë që do ta shohin përsëri ekipim e zemren duket garuar me ekipet elitare të vendit ashtu siç i ka hije. Kampionati me 10 ekipe ka më shumë larmi dhe padyshim mendohet të ketë edhe ndeshje me shumë se vitet e kaluara që janë në të mirë tëe basketbollit vendas.

Ju personalisht, do te vijoni te jeni ne drejtim e ekipit te Vllaznisë edhe në sezonin e ri?

Deri në këto momente, mesa kemi diskutuar me kryesinë e shoqatës mendohet që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në sezonin e ardhshëm.

Që prej mbylljes se kampionatit, skuadra vazhdon pushim, apo ka pasur ndonje seance stervitore te ndermjetme?

Skuadra nuk e ka lënë stervitjen as një ditë. Puna vazhdon çdo ditë duke u fokusuar tek elemtent e rinj që të rriten aftësitë e tyre teknike dhe fizike.

Si mendohet të jete riorgazimi i skuadres, do te bazoheni tek elementi shkodran apo i huaj?

Është shumë heret për të folur, por sigurisht që elementi vendas do jetë baza e ekipit, pastaj me buxhetin që do kemi ne dispozicion do të punojmë që të gjejmë ndonjë individ të vlefshem nga jashtë që t’i japë ekipit një forcë më shumë gjatë kampionatit.

Në vendimin e fundit, FSHB miratoi aktivizimin e 3 basketbollistëve të huaj në formacion. Për Vllazninë, është vendim i drejtë, dhe a e favorizon skuadren kuqeblu nje vendim i tille?

Kjo është diçka mjaft pozitive për basketbollin shkodran dhe atë shqiptar në përgjithësi sepse i jep një dorë më shumë rritjes së elementit vendas duke parë që numri i lojtarëve të huaj që duhen aktivizuar ne pesëshen e porë të lojës është reduktuar në tre, kjo padyshim që i jep më shumë minuta dhe mundësi aktivizimi lojtarëve vendas.

Dhe së fundmi, kur mendohet të nisë kampionati i sivjetëm 2023-2024?

Siç ju thashë edhe më sipër ekipi nuk e ka ndërprerë stërvitjen për ansjë moment, por mendohet që ekipi të jetë i kompletuar nga fillimi i muajit gusht. Atëherë do të fillojmë punën për sezonin që kemi përpara dhe ta çojmë Vllazninë aty ku e meriton të jetë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img