Wednesday, June 18, 2025

Alban Xhaferi, thirrje tifozëve kuqeblu: Ejani të gjithë bashkë në “Elbasan Arena”, me zërin dhe ngjyrat kuqeblu, që të tregojmë qytetari dhe ta mbështesim djemtë tone si asnjeherë tjetër në rrugetimin tonë Europian. Vllaznia është krenaria jonë dhe nuk përkulet para askujt!

Lexo

Postimi i presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi

Të dashur tifozë të Vllaznisë dhe qytetarë të Shkodrës,

Sot jemi përballë një realiteti të dhimbshëm:

KF Vllaznia, për herë të parë në historinë e saj 106-vjeçare, nuk do ta zhvillojë në Shkodër ndeshjen ndërkombëtare për Kupat e Europës.

Kjo është një plagë për sportin, për qytetin dhe për të gjithë ata që ndihen pjesë e kësaj historie.

Mbas komunikimeve të pandërprera me FSHF dhe UEFA kanë sugjeruar që në këtë situatë nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm se të luajme në një stadium tjetër të liçensuar .

Jemi detyruar ta zhvendosim ndeshjen në Elbasan Arena, për shkak të një vendimi të njëanshëm dhe të pashpjegueshëm të Bashkisë Shkodër, e cila ka vendosur që të zhvillojë koncert në stadiumin “Loro Boriçi”, duke shpërfillur çdo marrëveshje zyrtare , duke injoruar plotësisht klubin, insitucionet zyrtare te futbollit Shqiptar, çdo paralajmërim dhe mbi të gjitha, duke injoruar interesin e qytetit.

KF Vllaznia është udhëhequr në këtë situatë nga një parim i vetëm: të mbrojë dinjitetin e klubit dhe të mos lejojë që për hir të eventeve të përkohshme të cenohet emri dhe serioziteti i tij në arenën ndërkombëtare.

E them me bindje: ky nuk është vendim përçarës, por vendim i pjekur, i matur dhe i drejtë.

Jam i bindur që çdo autoritet që ndjek me kujdes zhvillimet në vend, do ta kuptojë qartë ku qëndron përgjegjësia.

TIFOZË TË VLLAZNISË – KOHA PËR T’U BËRË NJË!

Ne do të luajmë në Elbasan, por me zemrën në Shkodër.

Ejani të gjithë bashkë, me zërin dhe ngjyrat kuqeblu, që të tregojmë qytetari dhe ta mbështesim djemtë tone si asnjeherë tjetër në rrugetimin tonë Europian

Vllaznia është krenaria jonë dhe nuk përkulet para askujt!

#Vllaznia106 #ZemraEShkodres #HistoriaNukShkruhetMeKoncerte #ElbasanNaPret #BashkëPërDinjtetin

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img