Sunday, September 8, 2024

Alivoda, gati largimi te Sllavia e Pragës. KF Vllaznia kërkon 400 mijë euro për kartonin e talentit të mesfushës kuqeblu

Lexo

Karriera e Rejan Alivodës mund të vazhdojë në kampionatin çek prej sezonit të ardhshëm. Vllaznia, sipas asaj që bëjnë me dije për “Panorama Sport” burime zyrtare nga klubi shkodran, ka marrë një ofertë nga Sllavia e Pragës, një nga klubet më të njohura të futbollit çek.

Oferta e Sllavias së Pragës për Alivodën është zyrtare dhe palët janë në bisedime, madje të avancuara, por klubi shkodran nuk do që të nxitohet për t’u privuar kaq lehtë nga një prej talenteve më të mëdha që ka. Të njëjtat burime pohojnë për gazetën se drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë 400 mijë euro për mesfushorin, duke e konsideruar një shifër që përligj vlerat e tij. Po ashtu, duhen saktësuar edhe modalitetet e pagesës para se të merret një vendim përfundimtar.

Fatjon RUPI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img