Saturday, July 27, 2024

Atletikë-Nis sot në Shkodër Kampionati Ndërkombëtar për veteranët mbi 35 vjeç

Lexo

 

Paraditen e sotme të së mërkurës së 23 majit 2024, nis në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës Kampionatin Ndërkombëtar i atletikës për veteranët mbi 35 vjeç. I organizuar nga EMA (European Masters Athletics) dhe i mbështetur nga Bashkia Shkodër, në këtë aktivitet marrin pjkesë atletër nga e gjithë bota të kategorisë moshës mbi 35 vjeç.

Sipas organizatorëve, tre sportistët më të mirë për secilin kompeticion, bazuar në renditjen “Master”, do të shperblehën me kupa, diploma ose çmime monetare.

Organizatorët bëjnë të ditur gjithashtu se për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në këto kompeticione, mund të rregjistrohen duke klikuar në linkun më poshtë:

https://speed-masters-athletics.com/. Ju ftojmë të bashkoheni në këtë festë të atletikës dhe të shfaqni aftësitë tuaja në skenën ndërkombëtare!

Sipas Rudin Bektashit, President i Shoqatës së Atleteve Veteranë të Shqipërisë, garat në fjalë startojnë paraditen e së mërkurës në orën 10:00 dhe vijojnë sipas disiplinave përkatëse deri në orën 20:00 të mbrëmjes, ndërkohë që aktiviteti mbyllet me datë 26 maj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img