Monday, December 23, 2024

Analiza e Rejës. Justifikime, marrje përgjegjësie dhe gati të ulet me Dukën për vazhdimësinë e tij në krye të kuqezinjëve

Lexo

I gjendur në një breshëri kritikash për paraqitjen zhgënjyese të kombëtares shqiptare, përfshirë edhe këtë fundit me Islandën, tekniku Italian Edi Reja bën analizën e ballafaqimit me islandezët, por edhe të rrugëtimit të tij në krye të kombëtares. Analizë që ka brenda justifikime për rezultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit duke ia faturuar edhe mungesave të disa titullarëve, por ka brenda edhe marrje përgjegjësie dhe deri aty sa është gati të ulet me presidentin Duka për të ardhmen e tij në krye të stolit kuqezi.

“Duke filluar nga Islanda jemi rritur, por në periudhën e fundi nuk kemi qenë ne, në krahasim me rritjen që kishim në këtë periudhë. Të gjithë, edhe unë, nuk më ka pëlqyer vetja, ekipi. Kemi bërë shumë gabime. Ne kishim më parë lojtarë të fortë fizikisht, mora Ajetin, mbrëmë me temperature. Sot u dëmtua Ismajli. Ishte masakër e plotë, kishim mungesa. Ata që luajtën, kanë bërë të tyren, por ndonjë mangësi e kishim, kemi bërë një reagim të mirë, por në periudhën e fundit ekipi nuk u përgjigj ashtu siç e prisja. Të vjen keq që të humbësh një ndeshje të tillë, është shumë keq. Kur je në avantazh, kishim mundësi që të mbyllnim ndeshjen, nuk ia dolëm, dhe duhet të kërkojmë ndjesë, përfshirë edhe nga unë.

Sigurisht që unë jam përgjegjës i parë kur nuk vijnë rezultatet. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi pësuar gola që nuk pësohen. Kemi pasur edhe probleme në aspektin fizik. Na mungonin lojtarë, Gjimshiti, Kumbulla, etj. Gjasula, Abrashi, Lenjani, Ajeti, Ismajli, kishin probleme. Nuk mund të bësh 90 minuta me intensitet të plotë. Kemi bërë 21 gjuajtje, por vetëm 1 gol. Të gjithë jemi përgjegjës. Kur je i lodhur fizikisht të godasin. Në momentin kur dëmtova Gjasulën të dëmtuar, ndodhi ajo me Ismajlin. Kur merr për keq nuk ke çfarë bën.

Nuk mund ta them tani të ardhmen, duhet të bëjmë analizat e duhura, për të parë punën që është bërë me skuadrën. Duhet të takohemi me presidentin, jemi shumë të zhgënjyer të gjithë, i  kërkoj ndjesë tifozëve, për këtë rezultat dhe paraqitje. Trajneri duhet të bëjë konsideratën e tij kur nuk janë rezultatet e duhura, duhet të bëjmë analizën e 3 viteve, unë mendoj që i kam dhënë dinjitet Shqipërisë, edhe lojtarët kanë qenë të kënaqur. Duhet të arrinim të paktën vendin e dytë, mendoj që ishte një dështim, kjo nuk është një skuadër për 2 pikë, duheshin 5 ose 6 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img