Analizë – Javë që foli shumë, por që nuk dha verdikte definitive

Kur kan mbetur edhe dy javë deri në përfundimin e kampionatit,gjithçka duket se do të mbetet e hapur deri në javën e fundit,madje edhe deri në minutën e fundit të sezonit.

Kjo sepse askush nuk mund të flas me siguri të plotë për asgjë. Natyrisht që gara është garë dhe është e pa parashikueshme,por duke qenë se të gjitha ekipet jan ende në lojë,pavarësisht objektivave të tyre,na pret një kampionat me rivalitet të fortë.

E nisim analizën nga kreu i renditjes,ku asnjë ekip nuk është i sigurt në vendin e parë. Favorizohet disi Egnatia,por matematika ende nuk e lejon të mar frymë lirisht,pasi ndodhet nën kërcënimin e afërt të ndjekësve.

Vllaznia dhe Dinamo jan gjithashtu nën presionin e pikëve,ashtu si edhe vendi i katërt,që aktualisht mbahet nga Partizani. Ky i fundit,megjithëse me shpresa më shumë teorike,ndjen presionin e Elbasanit që kërkon ta nxjer nga zona e katërshes.

Ndërkohë pesë ekipet e tjera jan përfshirë në garën për mbijetesë. Ato qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës në renditje,edhe pse disa jan momentalisht jashtë zonës së rënies. Laçi që ndodhet në fund të tabelës,nuk është larg nga Skënderbeu i vendit të shtatë,pasi mes tyre jan vetëm katër pikë diferencë. Duke mar parasysh që janë edhe gjashtë pikë në lojë,Laçianët kan ende arsye për të shpresuar.

Bylisi dhe Tirana jan dy ekipet që duket se jan ngjitur bashkë në fundin e renditjes dhe kërkojnë të shmangin rënien. Me pikë të barabarta,edhe këto dy skuadra janë pjesë e një gare tepër të ethshme.

Si përfundim,mund të thuhet se nuk ka ende verdikte përfundimtare për asnjë nga ekipet,me përjashtim të tre të parave,të cilat tashmë kan siguruar fazën për titullin kampion.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu