Friday, December 27, 2024

Analizë-Paulin Ndoja: Vllaznia është në rrugë të drejtë. Barazimi në Laç, rezultat pozitiv. Jemi për kampion, kam shumë besim tek Josa, është trajner me përvojë!

Lexo

Ish portjeri i famshëm i Vllaznisë, Paulin Ndoja, i cili për shumë vite me radhë ka qënë edhe pjesëtar i stafit teknik të KF Vllaznia në detyrën e trajnerit të portjerëve, është optimist për Vllazninë e këtij sezoni futbollistik.

Ndonëse në disa javë skuadra kuqeblu ka pasur edhe oshilacionet e veta, veterani i futbollit shkodran Ndoja, i konsideron të pranueshme në futboll, dhe sidomos kur bëhet fjalë për një javët e para të kampionatit.

“Unë i kam ndjekur të gjitha ndeshjet, dhe me thënë të drejtën, oshilacione ka pasur, madje duke u humbur pikë që nuk duhet të humbeshin. Por, nën gjykimin tim, e përgjithshmja është pozitive. E then këtë se Vllaznia ka arritur të nxjerrë edhe ndeshje të kënaqshme, të cilat kanë treguar se skuadra e ka brumin, nivelin dhe mundësitë për të bërë edhe më mirë”, thotë fillimisht veterani Ndoja.

Duke u ndalur tek ndeshja e fundit, ajo ndaj Laçit në transfertë për llogari të javës së tetë të kategorisë Superiore, veterani i nderuar i futbollit shkodran, Paulin Ndoja, e konsideron pozitiv barazimin në fushën e Laçit.

Në të vertetë, edhe në pragndeshje me kurbinasit, Ndoja është shprehur për Veriu Sport, se dëshironte fitoren, por për të, edhe barazimi ishte i kënaqshëm, duke pasë parasysh vështirësitë e fushës kundërshtare si dhe pozitat e vështira të Laçit që i nevojiteshin patjetër pikët.

“Unë e thashë edhe para ndeshjes, që edhe barazimi është rezultat i kënaqshëm në një fushë të tillë si Laçi. Megjithatë, me pak kujdes, edhe mund të fitonim.”, shprehet Ndoja, teksa ndër të tjera përcjellë komplimenta për lojën e dy të rinjëve, Alivoda dhe Smajli.

Sa i përket trajnerit, Ndoja ka një besim të tepruar ndaj tekniku Mirel Josa, duke e konsideruar atë si të duhurin e Vllaznisë, dhe ndër më të mirët e futbollit shqiptar. “Vllaznia është me fat që ka Josën në drejtim. Një trajner profesionist, i thjeshtë në komunikim me kolegët dhe sportistët e tij, i cili i jep hakun gjithësecilit duke ditur më së miri të ruajë ekuilibrat në skuadër. Të jeni të bindur se me Josën në krye, Vllaznia do të jetë shumë shpejt në pozitat kryesuese të kampionatit, ndërkohë që edhe në kompeticionin e Kupës, patjetër që është favorit kryesor për ta fituar atë”, thotë Ndoja.

Në mbyllje, ish portjeri dhe ish trajneri i Vllaznisë, Paulin Ndoja, flet edhe për ndeshjen e radhës, atë me Bylisin që luhet të premten në “Loro Boriçi” duke pasur besim të fortë që Vllaznia e fiton këtë ndeshje pastër. Dhe, mandej, duke shfrytëzuar edhe shortin, pasi pret në Shkodër Erzenin, i ka të gjitha mundësitë të marrë edhe një tre pikësh tjetër për të avancuar edhe shumë në tabelë. Sipas tij, faza e dytë dhe në vazhdim do të tregojë Vllazninë e vertetë në fushën e lojës duke shënuar rezultate, sepse kjo Vllazni është e ndërtuar për titullin kampion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img