Thursday, May 9, 2024

Vllaznia U-21 “hakmerret” ndaj Egnatias, e mund 2-5 në transfertë

Lexo

Egnatia U21-Vllaznia U21  2-5

(Shënues: Levendi, Dos Santos/Bizi, Shimaj 2, Dulaj, Musaraj)

Formacioni i Vllaznisë: Shkoza, Peku, Paloka, Pusi, Spahija, Shimaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Delaj, Musaraj(U aktivizuan: Bushaj, Xhilaj, Maliqi). Trajner: Elvis Plori

Rreth një muaj më parë, në kuadrin e javës së katërt të Abissnet Superiore, Egnatia debutuese mundte Vllazninë me rezultatin e pastër 3 me 0. Një goditje kjo jo e vogël për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga tekniku Mirel Josa, e cila u komentua jo pak në opinionin sportiv, shkodran dhe më gjërë.

Ndërkohë, që sot, radhën për të udhëtuar në Rrogozhinë e ka pasur skuadra e 21 vjeçarëve, e cila nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori ka fituar me rezultatin e thellë 2-5. Një tip hakmarrje kjo që 21 vjeçarët e Vllaznisë kanë bërë ndaj rrogozhinasve për fitoren e arritur një muaj më parë ndaj skuadrës së parë kuqeblu.

Fitorja e Vllaznisë U-21 është siguruar në 45 minutat e dyta të ndeshjes, të cilat ka qënë tërësisht dominuese për skuadrën kuqeblu. Ndërkohë 45 minutat e para të kësaj ndeshje kanë pasur një tip rivaliteti, gjë që e pasqyron edhe vetë rezultati i barabartë 1 me 1. Kuqeblutë, kanë qënë të parët që shënuan golin e avantazhit me Ajet Bizin në minutën e 16’, ndërkohë që për vendasit ka barazuar Levendi në 39’.

Shpërthimi i Vllaznisë do të vinte në 45 minutëshin e dytë duke shënuar edhe katër gola të tjerë. Në këtë pjesë loje, gjyqtari Ferhati, më herët i shumëdiskutuar nga tifozëria shkodrane për një gol të anoluar  të kuqebluve në përballjen me Partizanin, ka akorduar dy penallti në favor të Vllaznisë, që të dyja të sndërruar në gol nga Shimaj. Ndërkohë që dy golat e tjerë të kuqebluve kanë për autor Dulaj dhe Musaraj duke e çuar ne pesë numrin e golave për Vllazninë në këtë ndeshje.

Për skuadrën vendase të Egnatias, pjesa e dytë prodhon vetëm një gol me autor Dos Santos, që gjithësesi nuk bëhet pengese për fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin e thellë 2-5.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img