Saturday, July 26, 2025

Andi Leli, shansi i Vllaznisë në fitoren ndaj Vikingur të Islandes. Ish futbollisti kuqeblu që jeton në Amerikë prej 27 vitesh, takim special në dhomat e zhveshjes me kuqeblutë, para se skuadra të dalë në fushën e lojës

Lexo

Një vizitë e realizuar nga ish futbollisti i Vllaznisë së viteve 90-të, Andi Leli, realizuar pak çaste para se skuadra kuqeblu të zbriste në fushën e lojës, është konsideruar si shansi i fitores së Vllaznisë ndaj Vikingur të Islandes, takim ky i luajtur mbrëmjen e djeshme në kuadrës të xhiros së parë të turit të dytë UEFA Conference League.

Vizita e Andi Lelit, i cili jeton prej 27 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e tij, është realizuar me ftesë të KF Vllaznia, dhe konkretisht të dy prej miqve të tij të afërt, në fushën e lojës dhe jashtë saj, drejtorit sportive Vioresin Sinani dhe trajnerit Edi Martini.

Krahas të tjerave, në ato pak minuta që ishin në dispozicion, përpara se skuadra kuqeblu të dilte në fushën e lojës për sfiden zyrtare me islandezet e Vikingur, Andi Leli i ka kujtuar futbollistëve të brezit të sotëm, respektin maksimal që ato kanë pasur për fanelen e Vllaznisë, ndaj edhe i ka kërkuar futbollistëve të bëjnë më të mirën në fushën e lojës duke luajtur me shpirt gare për të marrë rezultatin pozitiv.

Një foto e përbashkët me ekipin e Vllaznisë dhe stafin teknik, si dhe një tjetër, në momentin kur drejtori sportiv Vioresin Sinani, i dhuron Andi Lelit fanelen kuqeblu të Vllaznisë të nënshkruar me firmat e të gjithë futbollistëve.

Një takim ky shumë emocionues, sidomos për Andi Lelin,. Por në të njëjtën kohë edhe për kampin kuqeblu, që pas ndeshjes, kur Vllaznia fitoi me rezultatin 2 me 1, u konsiderua me fat për ekipin kuqeblu. 

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img