Sunday, November 10, 2024

Angli-SHBA, ndeshje e dyluftuar, por pa gola deri në fund. Kualifikimi në ndeshjet e treta

Lexo

E filloi me bujë botërorin “Katar 2022” duke mundur thellësisht, 6 me 2 Iranin, por në ndeshjen e dytë të grupit B, anglezët nuk mundën shkonin më shumë sesa barazimi 0-0 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, mund të thuhet se përpos përpjekjeve të Anglisë, nga ana tjetër është kombëtarja e SHA-së që ka kërcënuar ndoshta më shumë, duke përfshirë edhe një goditje potente që tronditi seriozisht traversën e portës angleze me anë të Pulisic, kroatit të lindur në Amerikë.

Në përfundim të 90-të minutave, vetëm barazim, 0-0 që lë gjithçka të hapur deri në fund të garës. Të dyja skuadrat do të garojnë për kalimin në 1/16 në ditën e fundit, ku në fakt të favorizuar janë anglezët që duke mbetur në krye i mjafton edhe barazimi ndaj Uellsit, ndërsa amerikanëve domosdoshmërisht duhet të mundin Iranin.

Referuar statistikave të përballjes mes dy skuadrave, duhet thënë se Anglia nuk i ka mposhtur asnjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës  në tre ndeshjet e mëparshme të Kupës së Botës, të gjitha në fazën e grupeve. Në nëntë përplasjet e tjera të drejtpërdrejta jashtë kompeticioneve, megjithatë, buxheti është tetë suksese angleze dhe një për SHBA.

Për Anglinë, sot ishte barazimi i 12-të i tyre në Kupën e Botës, të paktën tre më shumë se çdo ekip tjetër në historinë e kompeticionit. Ndërsa, për Shtetet e Bashkuara, barazuan 0-0 për herë të parë në një ndeshje të Kupës së Botës. Për herë të parë që nga viti 1950, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajtën portën e pastër në një ndeshje të Kupës së Botës kundër një ekipi evropian, ku edhe atëherë kundërshtar ishte Anglia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img