Friday, November 22, 2024

Ankandi për shitjen e Vllaznisë brenda javës. Juristët e Bashkisë po shqyrtojnë ankimimet e kandidatëve dhe caktimin e datës tjetër të garës

Lexo

9 marsi duhejt të ishte dita e  hapjes së Ankandit për shitjen e aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia, po një gjë e tillë nuk do të ndodhë sot. Tashmë vendimi për shtyerjen e këtij procesi është bërë me dije zyrtarisht nga institucioni i Bashkisë Shkodër përmes shkresës së nënshkruar nga vetë titullarja Voltana Ademi, mes së cilës sqarohet edhe marrja e këtij vendimi.

“Të pezullohet proçedura e Ankandit Publik me objekt “Shitje me Ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia”, sh.a në masën 100 %, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankesës nr.3878 datë 05.03.2021, nga Komisioni i Prokurimit Publik. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Njësia e Ankandit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, citohet në shkresën e vendimit të marrë nga Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi.

Për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, i cili është shumë i interesuar që procesi i privatizimit të Vllaznisë të përfundoj sa më shpejt, pasi ai konsiderohet një hap shumë pozitiv në ecurinë pozitive të futbollit shkodran, një vendim i tillë për pezullimin e proçesit të Ankandit nuk është pritur fort mirë. Në reagimet e ndryshme të ardhura pas këtij vendimi të pezullimit aludohet për një zvarritje të këtij procesi për interesa të ndryshme. Por, nga sa mësohet, nuk pritet të ketë bllokim të këtij procesi, sepse strukturat përkatëse pranë Bashkisë Shkodër po merren seriozisht me çështjen në fjalë. Konkretisht, drejtuesit e institucionit vendor kanë ngritur një komision tjetër të përbërë me jurist dhe specialistë të kësaj fushe pranë Bashkisë Shkodër, të cilët po shqyrtojnë ankesat që kandidatët e interesuar kanë paraqitur në adresë të Komisionit të Ankandit të shitjes së aksioneve së Vllaznisë të përbërë nga Ardit Çylybyli, Vinifreda Gazulli,Manjola Fushaxhija, Aldi Topçiu, Kristaq Ndini, dhe shumë shpejt pritet zbatimi i procesit të Ankandit.

Gjithnjë sipas burimeve zyrtare pranë Bashkisë Shkodër, një procedurë e tillë verifikimi për ankesat e depozituara nga kandidatët, mes të cilëve janë edhe emrat e dy biznesmenëve, Valter Fushaj dhe Almiro Gurakuqi, pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe me shumë mundësi brenda javës publikohet data tjetër e organizimit të Ankandit për shitjen e aksioneve të Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img