Friday, July 4, 2025

Antonio Marku, e nis me gol aventurën e re te FC Ferizaj. Pas nënshkrimit, shkodrani iu bashkua skuadrës në Ohër për fazën përgatitore, duke shënuar me kokë ndaj Ballkanit në miqësore

Lexo

Antonio Marku do të vijojë karrieren e tij sportive në futbollin kosovar. Pas shpalljes kampion si titullar i FC Drenices sezonin e kaluar, mëngjërashi shkodran që luan në repartin e prapavijës, tre ditë më parë firmosi me skuadrën e Superligës së Kosovës, FC Ferizaj, duke iu bashkuar menjëherë skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillon në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Njofimi zyrtar i FC Ferizaj

Mirësevjen, Antonio Marku!

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e fuqishëm Antonio Marku, i cili së fundmi mbrojti ngjyrat e Drenicës.

Me eksperiencë nga KF Teuta, KF Vllaznia e Shkodrës dhe FC Suhareka , Marku vjen për të forcuar prapavijën tonë dhe për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje.

Mirësevjen në familjen tonë, Antonio! Le të shkruajmë së bashku histori të reja fitoreje! 

Pasditen e sotme, FC Ferizaj, luajti miqësoren me skuadrën e njohur të Superligës kosovare, FC Ballkani, aty ku luan edhe shkodrani tjeter Geralb Smajli. Një ndeshje që Antonio Marku e nis në mënyrën më të mirë debutimin e tij të parë me skuadrën ferizjane, ku ndonëse i takon repartit të mbrojtjes, arrin të shënojë me kokë që është edhe arma e tij më e fortë, golin e barazimit për skuadrën e tij duke shfrytëzuar harkimin këndor nga kolegët e tij. Goli i parë për FC Ferizaj ka për autor Remzifaik Selmani, ndërkohë që për FC Ballkanin, autorë të golave janë: Walid Hamidi dhe Sunday Adetunji.

Njoftimi i FC Ferizaj, për miqësoren e sotme

Ndeshja e parë miqësore përfundon barazim!

FC Ferizaj : FC Ballkani

Sot në Ohër, skuadra jonë zhvilloi ndeshjen e parë miqësore të fazës përgatitore. Përkundër një përballjeje të fortë, djemtë tanë arritën të barazojnë me rezultat 2:2.

Golat u shënuan nga:Remzifaik Selmani dhe Antonio Marku.

  • Ndeshje e mirë për testim dhe rikthim të ritmit të lojës!
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img