Teuta-Vllaznia, takim ky që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, i vlefshëm për javën e 14-të të Abissnet Superiore, do ta drejtojë një treshe tiranase me kryesor, ndërkombëtarin Juxhin Xhaja, duke pasur si ndihmës në të dy krahët e vijave anësore, Rejdo Avdo dhe Dojando Myftari.
Gjyqtar i katërt është planifikuar, Olsian Yzeiraj nga Patosi, ndërsa në sistemin VAR, laçjani, Klodian Prenda, si dhe në AVAR, Erion Bylikbashi nga Elbasani. Delegat, është Alban Tafa dhe vëzhgues Fiqiri Haxhiaj, që të dy nga Tirana.
Sa i përket arbitrit kryesor, Juxhin Xhaja, në kampin kuqeblu, të fushës, por edhe të tiofozërisë shkodrane, ka pasur shumë diskutime në lidhje me vendimin e marrë nga sistemi VAR, aty pikërisht ishte Xhaja, i cili pas pesë minutash vëzhgimi të pamjeve filmike, bëri të pavlefshëm penalltinë e akorduar nga kryesori Klodian Shahini, duke e konsideruar në pozicion jashtë loje.
Nga sistemi VAR i ndeshjes së kaluar, Vllaznia-Laçi, Xhaja sot në orën 16:00, ka në dispozicion bilbilin e kryesorit të ndeshjes, Teuta-Vllaznia, ku në Shkodër dhe më gjërë shpresojnë dhe besojnë se do të jetë korrekt në lidhje drejtësinë e 90-të minutave shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.
Teuta-Vllaznia
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja(Tiranë)
Asistent 1: Rejdi Avdo(Tiranë)
Asistent 2: Dojando Myftari(Tiranë)
Arbitër i 4: Olsion Yzeiraj(Patos)
Var: Klodian Prenga(Laç)
Avar: Erjon Bylykbashi(Elbasan)
Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)
Vëzhgues:Fiqiri Haxhiaj(Tiranë)
Fatos LAMAJ