Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Luhen sot 3 ndeshjet e fundit të javës së 14-të. Spikat Teuta-Vllaznia, ora 16:00, në “Niko Dovana”

Lexo

Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 takimet e tjera të javës së 14-të. Do të luhet në akset Laç-Tiranë dhe Durrës. Gjithçka do të  nisë me duelin mes Kukësit dhe Skënderbeut. Ky takim për shkak të kushteve atmosferike nuk do të luhet në “Kukës Arena” ,por në “Arenën e Demave” dhe do të startojë në orën 13:30.  Verilindorët dhe korçarët do të synojnë rikthimin te fitorja,ndërsa kjo përballje për shkak të rivalitet premton të jetë e luftuar.

Paralelisht do të luhet edhe në Kurbin,ku Laçi pret Egnatian. Kurbinasve nuk iu lejohen më hapa fals dhe kanë detyrim vetëm 3 pikët. Ndërkohë nga ana tjetër rrogozhinasit kanë rastin ideal për të kryesuar të vetëm tabelën e klasifikimit, pasi Partizani u ndal në barazim nga Dinamo.

Takimi i fundit për këtë javë, dhe që konsdiderohet shumë i rëndësishëm për vetë pozitat që kanë skuadrat në renditjen e fund tabelës së klasifikimit, do të jetë mes Teutës dhe Vllaznisë. Ky duel do të luhet në “Niko Dovana” dhe do të startojë në orën 16:00. Edhe “Djemtë e detit” edhe shkodranët do të hyjnë në fushë vetëm për triumf,në të kundërt rrezikojnë të “zhyten” edhe më shumë në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img