Apolonia dhe Besa do të luajnë nesër në stadiumin “Loni Papuçiu” mes tyre ndeshjen e javës së 6-të. Duel ky që pritet të mar vëmendjen e të gjithë sportdashësve. Apolonia kërkon të dal nga ujërat e turbullta që endet në pesë javët e para ndërsa Besa për të ruajtur kryesimin në Kategorinë e Parë. Apolonia në këtë takim vjen me një mungesë të rëndësishme siç është ajo e Serjan Repaj i cili do të mungoj ndeshjen e nesërme. Ndërsa në krahun tjetër tekniku Mirel Josa do të ketë të gatshëm të gjithë grupin e lojtarëve. Tek Apolonia ka një risi pasi vetëm ditën e djeshme është emëruar trajneri i ri i skuadrës dhe ai është një emër i njohur në futbollin Kosovar Sedat Pajaziti. Karriera e tij është e gjitha në Kosovë,ku ka drejtuar ekipe si:Gjilani,Keku,Dardana,Vllazënimi,Drenica,Drita dhe Ternoci. Ndërkohë pas largimit të trajnerit Artan Mërgjyshi presidenti Koço Kokëdhima i ka besuar stolin e Apolonisë trajnerit 51-vjeçar.
Sa i përket formacionit tek Apolonia pritet të ketë dy ndryshime aty ku Rakipaj dhe Maksuti do të aktivizohen në vend të Repaj dhe Rajab me trajnerin Pajaziti që pritet të ndryshoj dhe modulin e lojës duke përdorur skemën 4-4-2. Në krahun tjetër trajneri Josa pritet ti besoj formacionit fitues të këtyre 5 javëve të para.
Apolonia:Bushi,Hebeja,Ndubuisi,Topi,Asllanaj,Trifoni,Kofi,Musa,Rakipaj,Maksuti,Antoni Trajner: Sedat Pajaziti
Besa:Mehidri,Frashëri,Abdulai,Goxha,Nurja,Oliveira,Mëllugja,Stafa,Mazrekaj,Kanu,Spahiu Trajner: Mirel Josa
Fatos LAMAJ