Sfida e javës së 26-të të kampionatit mes Laçit dhe Teutës përfundoi 0-1. Në takimin e luajtur në Kurbin vendosi një gol i Rubin Hebaj, në pjesën e dytë. Pas takimit, për mediat folën trajnerët e të dy skuadrave. Tekniku i durrsakëve, Renato Arapi dha prenoncimin e tij, ku u shpreh:
“Vinim nga një gjendje psikologjike jo e mirë. Jemi munduar që të punojmë shumë. Në një sfidë shumë të vështirë si kjo e Kurbinit, normalisht që është e vështirë.
Prapavija– Kemi punuar gjatë gjithë kohës edhe në fazën mbrojtëse. Rezultati bën që të japësh opinione të ndryshme. Sot patëm problem tek mbulimet, sidomos kur qëndërmbrojtësi është në dyluftim me sulmuesin, duhet të jemi më të kujdesshëm.
Rendita– Presioni vjen natyrshëm. Ne kishim besim, pasi edhe ata vinin nga ndeshje jo të mira. Nga java në javë mund të ndryshojnë pozitat. Me 2-3 fitore, mund të shikojmë më lart. Po afron edhe fundi, pikët janë shumë të rëndësishme” – tha ai.