Ardit Krymi, ‘Lojtari i Ndeshjes’: “Për nevojat e ekipit, lojtari luan kudo. Për Vllazninë jam i gatshëm dhe portier”

Dinamo dhe Vllaznia u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Lojtari i ndeshjes që u zgjodh Ardit Krymi doli në fund të takimit në prononcim për mediat.

“Më bëhet qejfi për çunat se të dalësh me 2 lojtarë mangët, të detyruar të mbajmë pikën. Rasti i Mensah të pafat. Me ndeshjen që kemi bërë kemi ardhur në rritje. Dhe unë kam pasur dëmtim 1 mujor, është rikthyer Qato por Deliu jashtë.

Me thënë të drejtën Egnatia na mposhti në Shkodër. Jemi barazim sepse i kemi rrah një herë. Por dhe Partizani me Dinamon nuk janë prapa sepse ekipe të forta.

Jam munduar të jap maksimumin sepse pozicion që duhet me eksperiencë. Deri të premten që kemi ndeshjen do e shohim, çfarë të vendosë trajneri.

Për nevojat e ekipit, lojtari luan kudo. Për Vllazninë jam i gatshëm dhe portier.

Të gjithë janë në rrugën e duhur. Kemi djem të rinj. Për nevoja të ekipit, çfarë të jetë e mira e vendos trajneri. Pozicioni im është numri 6 para mbrojtjes”, u shpreh Krymi për RTSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu