Wednesday, November 27, 2024

Aris Ara, është lojtari i muajit tetor në AF Vllaznia

Lexo

Akademia e Futbollit Vllaznia, vazhdon traditën e shpalljes së lojtarit të muajit, një risi kjo e përfshirë në programin e sezonit të ri të Superligës së Moshave. Për muajin tetor, votimet online që jana shkuar për tre kandidatët, kanë nxjerrë fitues talentin Aris Ara.

Sipas njoftimit të AF Vllaznia, Aris Ara është zgjedhur lojtari i muajit tetor me 39% të votave nga sondazhi i realizuar në story, ku të nominuarit e akademisë kuqeblu ishin edhe Eugen Hebovija si dhe Orges Halili.

Të përzgjedhurit e akademisë Vllaznia për muajin tetor Aris Ara, Eugen Hebovija dhe Orges Halili morën sot një dhuratë simbolike si shenjë vlerësimi për angazhimin e tyre.

I pranishëm ishte edhe kapiteni kuqeblu Bekim Balaj, duke i motivuar të rinjtë me këshillat dhe përvojën e tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img